E Diel, 19 Maj 2013

FMN vlerëson se Kosova ka përmbushur shumicën e kritereve

E Hënë 11 Qershor 2012 15:19

Qeveria e Kosovës ka marrë nota pozitive nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Përfaqësuesit e këtij organizmi pas përfundimit të vizitës në vendin tonë kanë vlerësuar se institucionet po i qëndrojnë besnike marrëveshjes Stand By të nënshkruar mes dy palëve, raporton KTV-ja.

Kryesuesi i misionit, Johanes Wiegand, ka thënë se gjatë rishikimit të parë të kësaj marrëveshjeje është parë që politika makroekonomike dhe financiare e Kosovës është në rrugë të mbarë dhe se shumica e kritereve të performancës janë të përmbushura.

Nga ana tjetër, ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se institucionet mbesin të përkushtuara që të punojnë në harmoni me marrëveshjen e arritur duke i plotësuar gati të gjitha kushtet e parashtruara. Ai ka bërë të ditur se misioni i ardhshëm i FMN-së do të jetë në Kosovë gjatë tetorit.
 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.