E Diel, 19 Maj 2013

GDP turke rritet me 14.2 për qind

E Hënë 02 Korrik 2012 14:30

Në tremujorin e këtij viti ekonomia e Turqisë është rritur me 3.2 për qind. Të Ardhurat Kombëtare Bruto (GDP) për këtë periudhë u realizuan rreth 182 miliardë e 500 milionë dollarë.

Instituti i Statistikave të Turqisë publikoi përfundimet e tremujorit të parë të vitit 2012 për Produkti i Brendshëm Bruto të llogaritur me metodën e prodhimit. Norma e rritjes ekonomike për periudhën janar-mars 2012 është 3.2 për qind.

Kurse Produkti i Brendshëm Bruto u rrit me 14.2 për qind dhe u realizua në shifrën 329 miliardë e 20 milionë lira turke.

Kështu procesi i rritjes së pandërprerë të ekonomisë turke, rritje që ka filluar në çerekun e fundit të vitit 2009, ka vazhduar edhe në tremujorin e parë të 2012-s, duke lënë prapa 10 tremujorë. /Telegrafi/ 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.