E Marte, 21 Maj 2013

Autostrada për në Shkup nis me paratë e PTK-së

E Shtunë 21 Korrik 2012 12:46

Ndërtimi i autostradës Prishtinë-Shkup mund të nisë vetëm pasi të arrijnë në vend paratë nga shitja e Postë-Telekomit të Kosovës (PTK).

Kështu thuhet në raportin e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Kosovën, duke shtuar më tej se gjithashtu duhet të dihet edhe kostoja e saktë e autostradës tjetër që është në ndërtim e sipër, përkatësisht autostradës që lidh Kosovën me Shqipërinë.

“Ndërtimi i autostradës për Maqedoni, që të futet në një kornizë të qëndrueshme buxhetore, qeveria duhet të hyjë në zotime kontraktuale vetëm atëherë kur autostrada me Shhqipërinë është afër përfundimit dhe të bëhet pranimi i mjeteve nga shitja e PTK-së”, thuhet ndër të tjera në këtë raport, transmeton “Zëri”.

Zotimin për integrimin e autostradës për Shkup në një kornizë të qëndrueshme buxhetore e jep edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në të ashtuquajturën “Letra e Qëllimit” dërguar më 27 qershor 2012, shefes së FMN-së, Christine Lagarde. Në këtë letër Thaçi më tej shkruan se analiza për opsionet e financimit të kësaj autostrade është në vazhdim e sipër. /Telegrafi/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.