AKP-ja merr 'Grandin', dëbon ish-blerësin
E Marte 07 Gusht 2012 12:20
Agjencia Kosovare e Privatizimit ka marrë përfundimisht nën menaxhimin e saj hotelin Grand, të privatizuar gjashtë vjet më parë. Të hënën AKP-ja ka dëbuar nga hoteli ish-blerësin e kësaj ndërmarrjeje, Zelqif Berisha, duke vendosur në hyrje të hotelit personelin e sigurimit që të mos e lejonte hyrjen e askujt në këtë objekt.
AKP-ja pos që ka marrë nën menaxhim 100 për qind të aksioneve të kësaj ndërmarrjeje, ka rikthyer këtë pronë, të cilën disa vite më parë Berisha e kishte regjistruar në emër të vetin në kadastrën e Komunës së Prishtinës.
Berisha, që të hënën ishte ulur jashtë hotelit Grand për ti pritur mediat, tha se i kanë mbetur vetëm rrugët ligjore për të rikthyer pronën që pretendon se është bërë e tija pas privatizimit të saj. Ai thotë se nuk do të heqë dorë nga kjo pronë që në orët e hershme të mëngjesit është vërshuar nga punëtorët e AKP-së nën mbështetje të policisë.
Nuk më kanë njoftuar se do të ma uzurpojnë në këtë mënyrë. Nuk di pse AKP-ja po i frikësohet ligjit. As në Somali nuk bëhet kështu. Derisa të vendosë gjykata unë jam pronar i hotelit Grand, nuk lëshoj pe, tha të hënën ish-blerësi i hotelit Berisha.
Komento
Rregullat për komente
- Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
- Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
- Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
- Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.










