Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 13 Dhjetor 2019

Shqipëria bllokon eksportin e rrushit të Kosovës

E Shtunë 12 Shtator 2015 15:21

Shqipëria sërish ka vënë barriera për vreshtarët. Nuk po lejon rrushin e Kosovës të depërtojë në tregun e saj. Këtë informatë e ka dhënë ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi.

“Fqinjët janë duke na bërë shumë problem në eksport. Vreshtarët tanë kanë problem të plasojnë rrushin e tyre edhe në Shqipëri. I kanë 100 bllokada për me shitë rrushin në Shqipëri”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka tërhequr paralele se si autoritetet e Kosovës aplikojnë procedura super të thjeshtëzuara për produktet e prodhuara në Shqipëri.

“Ne blejmë rrush në Shqipëri pa asnjë problem. Në fakt AVUK-u bashkë me Doganën ia ka lehtësuar punën shumë duke ia dërguar inspektorët në Morin”, ka thënë Krasniqi.

“Ndonjëherë këta (AVUK dhe Dogana v.j) janë aq liberalë, saqë nuk ua këqyrin krejt kriteret edhe kushtet e mjeteve transportuese, thjesht për me lehtësu tregtinë me Shqipërinë dhe me u mund me i respektu marrëveshjet dhe parimet të cilat ne i kemi shpreh për me pas një treg funksional dhe unifikues, por që na fatkeqësisht nuk po e gjejmë qasjen e njëjtë edhe andej”.

Ministri ka paralajmëruar se telashet e vreshtarëve do të diskutohen në vizitën që do t’i bëjë Shqipërisë delegacioni i Kosovës në krye me presidenten Atifete Jahjaga.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.