Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Hënë, 20 Maj 2019

Rekordi i bankave, 53 milionë euro fitim

E Mërkurë 16 Shtator 2015 11:57

Sivjet për shtatë muaj bankat komerciale kanë fituar aq sa në të kaluarën nuk arrinin të fitonin për dy vjet. Ky është rekordi i fitimeve te bankat komerciale që nga paslufta, ku për 7 muaj kanë realizuar 53 milionë euro fitime të pastra.

Bazuar në të dhënat e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti, bankat në Kosovë fituan 52.6 milionë euro, derisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ato kishin fituar vetëm 31.5 milionë euro, shkruan Zëri

Fitimi që kanë arritur bankat në gjysmë e parë të këtij viti pothuajse është i barabartë me fitimin që ato realizuan gjatë vitit që lamë pas, i cili ishte 60 milionë euro

Sipas të dhënave zyrtare të BQK-së, në shtatë muajt e parë të këtij viti të hyrat e bankave janë 139.9 milionë euro, derisa në periudhën e njëjtë të vitit që lamë pas ato kanë qenë më të larta për 2.8 milionë euro.

Po ashtu, edhe të hyrat nga interesi sivjet janë më të vogla në raport me vitin paraprak. /Telegrafi/ 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.