Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Shtunë, 17 Gusht 2019

Çështja e rrushit me Shqipërinë u zgjidh

E Shtunë 19 Shtator 2015 14:48

Telashet për eksportin e rrushit mes Kosovës dhe Shqipërisë kanë marr fund. Shteti shqiptar ka pranuar kërkesen e palës kosovare për eksportin e rrushit. Kështu të paktën ka bërë të ditur para pak minutave ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se tashmë nuk ka asnjë limit të sasisë së eksportit, si dhe është hequr çmimi referent për kilogram.

Ky është postimi i plotë i Krasniqit:

Sapo u njoftova nga autoritetet e Republikes se Shqiperise se jane plotesuar kerkesat tona esenciale per sa i perket eksportit te rrushit nga Kosova per ne Shqiperi.

Me konkretisht, tashme nuk ka asnje limit te sasise se eksportit, si dhe eshte hequr cmimi referent per kilogram, duke mundesuar kalkulimin e TVSH-se sipas cmimit real te rrushit te shitur, ne baze te kontratave perkatese.

Ky zhvillim, qe vjen pas vizites zyrtare qe kishim ne Shqiperi gjate javes se kaluar, me ben te besoj se ne ditet ne vazhdim do te kemi hapa konkret edhe per zgjidhjen e ceshtjeve te tjera qe i kemi ne diskutim, sic jane eksporti i vezeve, i miellit, i barerave, etj. Keto zhvillime tregojne se marreveshjet tona bilaterale duhet dhe mund te zbatohen edhe praktikisht.
 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.