Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Marte, 20 Nëntor 2018

Afaristët prizrenas, në Panairin e Këpucëve, në Izmir

E Shtunë 19 Shtator 2015 21:41

Shoqata e afaristëve dhe zejtarëve "Esnaf" nga Prizreni në kuadër të bashkëpunimit të vendosur më parë me Panairin e Izmirit ka mundësuar një vizitë afariste për një delegacion prej 16 anëtarësh.

Në njoftimin e kësaj shoqate thuhet se delegacioni i afaristëve nga Prizreni ka marrë pjesë në Panairin e Këpucëve në Izmir.

“Në saje të këtij organizimi, janë realizuar takime të përbashkëta ndërmjet bizneseve (B2B) ku janë shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit”, thuhet në njoftimin e “Esnaf”-it.

Përfaqësuesit e kësaj shoqate kanë bërë të ditur se organizime të kësaj natyre do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me qëllim të shtytjes së zhvillimit ekonomik në Prizren dhe Kosovë. /koha/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.