Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Marte, 20 Nëntor 2018

Kosovarët, 217 milionë euro për ilaçe

E Hënë 28 Shtator 2015 13:28

Heqja e kësaj takës doganore prej 10 për qind për ilaçet e importuara nga vendet e Bashkimit Evropian (BE) po shihet si një mundësi e mirë e përfitimit të depove farmaceutike sesa që do të ndikojë në uljen e çmimit të ilaçeve për pacientët.

Derisa nuk ka të dhëna të sakta për shifrat e kontrabandës së ilaçeve, të dhënat zyrtare të importit të ilaçeve prej vitit 2011 deri në fund të gushtit të vitit 2015 të siguruara nga “Zëri” kanë treguar për shifra enorme të importimit të ilaçeve në Kosovë në rrugë legale.

Kështu, për këto vite, në Kosovë nga vendet e Bashkimit Evropian (BE) por edhe nga ato të vendeve që janë pjesë e CEFTA-s, janë futur ilaçe në vlerë prej rreth 217 milionë euro.

Për vitet 2011, 2012 dhe 2013, pa u llogaritur vlera e pajisjeve mjekësore sipas të dhënave që posedon Agjencia e Kosovës për Produkte Medicinale janë importuar ilaçe në vlerë prej rreth 116 milionë euro.

Derisa nga janari i vitit 2014 deri në fund të gushtit të vitit 2015, sipas të dhënave të siguruara në Doganat e Kosovës, janë importuar ilaçe në vlerë prej rreth 101 milionë euro.

Me miratimin e Udhëzimit Administrativ për mallrat e Liruara nga Tatimi Doganor në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës, barnat e Bashkimit Evropian më nuk do të paguajnë taksën doganore prej 10 për qind, për t’u importuar në Kosovë, siç kanë paguar deri më tani./zeri/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.