E Shtunë, 25 Maj 2013
Ministri Ismaili tenderët ia jepte kompanisë së themeluar prej tijMinistri i ri i Zhvillimit Ekonomit të Kosovës, Fadil Ismajli, i emëruar në kuadër të riformatimit të Qeverisë Thaçi, për më shumë se dhjetë vjet me radhë i ka dhënë tenderë kompanisë që ka themeluar vetë Komtel në vlera prej miliona euro. Ismajli dyshohet për keqpërdorim të pozitave që ka mbajtur tash sa vjet me radhë në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe në Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT).
Krasniqi: Izraeli duhet ta njohë pavarësinë e KosovësMe rastin e Javës së Tolerancës në Kosovë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, tha se populli shqiptar i Kosovës, i cili përjetoi pasoja të rënda nga politika gjenocidale e regjimit të Beogradit, ka nevojë për mbështetje dhe solidaritet të gjithanshëm edhe nga shteti i Izraelit, i cili duhet të njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Mosnjohja e Kosovës nga Izraeli është taktikëNdihma që shqiptarët i dhanë popullit izraelit gjatë Luftës së Dytë Botërore, sipas Dardan Islamit, ka ndikuar që izraelitët ta ndihmojnë Kosovën gjatë luftës së fundit me Serbinë.
Çitaku: Do ta fitojmë edhe Prishtinën!Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka deklaruar se do të dalin subjekti i parë politik në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare. Ajo ka bërë me dije se sondazhet e brendshme PDK-në e vendosin me 40 për qind të besimit të qytetarëve.
Tahiri priti biznesmenë nga BursaZëvendëskryeministrja Edita Tahiri priti sot kryetarin e Shoqatës së biznesmenëve RUMELİSİAD, Şahap Aktaş, i shoqëruar nga delegacioni i grave të kësaj shoqate.
Shpagim për dëmet e luftës?!Gjatë bisedimeve që po zhvillohen ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, pala kosovare duhet të kërkojë kompensimin e dëmeve që i ka shkaktuar Serbia gjatë luftës së fundit, thonë ekspertë për çështje ekonomike.
Kiril: Kosovën nuk duhet humbur kurrëPatriarku rus Kiril ka deklaruar se kisha ruse dhe populli sllav kurrë nuk do tia kthejë shpinën serbëve të Kosovës dhe ka shtuar se Kosovën kurrë nuk duhet humbur.
Pavicevic: Nuk jam takuar me Hoxhajn, oficerët pas katër javëveShefi i ekipit të Beogradit për negociatat teknike me Prishtinën, Dejan Paviqevic, ka mohuar se sonte në Prishtinë u takua me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhajn. Ai shprehu besimin se Prishtina dhe Beogradi pas katër javësh do të shkëmbejnë oficerët e ndërlidhjes.
Fondi për veriun, 3-4 milionë euro për 6 mujorin e dytëFillimi i qershorit mund të sjellë veprime konkrete të institucioneve të Kosovës në drejtim të krijimit të fondit zhvillimor për veriun, marrëveshje kjo e cila ka dalë nga dialogu i zhvilluar mes kryeministrit Thaçi dhe Daçiq në Bruksel.
Sylejman Selimi e pesë të tjerë sot para gjyqitAmbasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi është i dyshuar për krime lufte. Avokati i tij, Tomë Gashi, ka thënë se Selimi nuk kishte ftesë për tu paraqitur, por ai ka konfirmuar se mbi klientin e tij rëndojnë dyshime për krime lufte.
Qeveria beson në pafajësinë e komandantëve të UÇK-sëQeveria e Republikës së Kosovës shprehet e brengosur për zhvillimet e fundit lidhur me aktakuzat për krime lufte ndaj ish Komandantëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, thuhet në një komunikatë për media të Qeverisë së Kosovës.
Zbogar vizitoi Suharekën dhe MamushënMe moton Është koha për Evropë, Kryesuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar, ka vazhduar fushatën e vizitave nëpër të gjitha komunat e Kosovës.
Integrimi interes i përbashkët për Kosovën dhe MaqedoninëMinistrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku priti në një takim pune Komisionin për Çështje Evropiane nga Parlamenti i Maqedonisë, ndërsa me këtë rast u potencua rëndësia e kontakteve, që i shërbejnë shkëmbimit të përvojave, ideve dhe praktikave të proceseve integruese të rajonit përkatësisht në këtë rast në mes të dy shteteve.
© Copyright - Agjencia e Lajmeve Kosovahaber 2012
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi dhe ribotimi i lajmeve pa lejen paraprake të Kosovahaberit.
Designed by: Dren B.
Programmed: By Refresh