Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 15 Nëntor 2019
THE BANKER RIVLERËSON BKT PËR TË SHTATËN HERË SI “BANKA MË E MIRË NË SHQIPËRI”Si vlerësim i performancës së jashtëzakonshme dhe lidershipit në tregun bankar, Banka Kombëtare Tregtare, fiton çmimin “Banka më e mirë në Shqipëri për 2016” nga një prej revistave më prestigjoze financiare, "The Banker", një publikim i Financial Times.
Ministri Rrahmani hap telefonin për qytetarët: Raportojeni korrupsionin në ShëndetësiMinistri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, në emisionin “Info - Box” të RTV Dukagjini, ka theksuar se ai tash e tutje e ka të hapur telefonin për t’i pranuar të gjitha raportimet që vijnë nga ana e qytetarëve të Kosovës, për abuzimet eventuale të punëtorëve shëndetësorë - aferat e korrupsionit.
Obiliq, 30 raste të reja me kancer vetëm në vitin 2015Numri i të prekurve me sëmundjen e kancerit dita e ditës po shënon rritje në komunën e Obiliqit. Nga kryetari i kësaj komune Xhafer Gashi, sot është bërë e ditur se janë 30 raste të reja që janë paraqitur vetëm në këtë vit.
Gjermania mbështet Kosovën për punësimin e të rinjveZyra Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar-GIZ, ka bërë sot lansimin e projektit “Promovimi i punësimit të të rinjve në Kosovë”. Në këtë promovim ambasadorja gjermane në Prishtinë, Angelika Viets, theksoi rëndësinë e këtij projekti duke thënë se GIZ mbështet Kosovën për aftësimin profesional të të rinjve për treg të punës.
Gjuriq “nuk beson se NATO është pajtuar për ushtrinë e Kosovës”Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se nuk beson në “vërtetësinë” e deklaratës së zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi në lidhje me atë se NATO është pajtuar që Prishtina të formojë ushtrinë në Kosovë.
Nga 1 tetori ndërpritet për kohë të pacaktuar edicioni në gjuhën shqipeKosovahaber nga 1 tetori i vitit 2015 ka ndërprerë për kohë të pacaktuar publikimin e lajmeve në edicionin e gjuhës shqipe. Tani e tutje veprimtarinë do ta vazhdoj vetëm në gjuhën turke.
Më 15 tetor nis heqja e barrikadës “Parku i paqes” në MitrovicëHeqja e barrikadës së ashtuquajtur “Parku i paqes” në urën kryesore mbi lumin Ibër, që ndan jugun dhe veriun e Mitrovicës, si dhe lirimi i kësaj ure për qarkullim, është pjesë e marrëveshjes për lirinë e lëvizjes, e cila është arritur në bisedimet në Bruksel, ndarjet mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Vritet një polic në SkenderajPolicia në Mitrovicë bën të ditur se sot pasdite në Skenderaj një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në qendër të qytetit.
Nikoliq kërkoi nga Ban Ki-moon të pengojë pranimin e Kosovës në UNESCOPresidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq ka kërkuar mbështetjen e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon për pengimin e pranimit të Kosovës në UNESCO.
Kuvendi të enjten me minus 50 deputetëMbi 50 deputetë të Kuvendit të Kosovës pritet mos të jenë të pranishëm këtë të enjte në seancën plenare, për shkak se mbi 20 prej tyre nga radhët e PDK-së dhe LDK-së janë në udhëtime e zyrtare jashtë shtetit dhe 30 të tjerë ligjvënës të opozitës kanë paralajmëruar bojkotimin e punimeve.
Mustafa: Folëm edhe për përmbylljen e misionit të EULEX-itKryeministri Isa Mustafa, thotë se në Nju Jork, janë zhvilluar shumë takime me rëndësi për Kosovën, si për njohje, procesin e integrimeve, sigurinë, ekstremizmin dhe mandatin e EULEX-it.
Jahjaga u takua me Presidentin e Portugalisë, Anibal Cavaco Presidentja Atifete Jahjaga, në kuadër të aktiviteteve me rastin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, u takua sot në Nju Jork me Presidentin e Republikës së Portugalisë, Anibal Cavaco Silva.
Kosova e barabartë në OKB Sipas alfabetit, Kosova është ulur afër Kuvajtit në pjesëmarrjen e saj në Samitin e Liderëve Botërorë për luftën Anti-Terror.
Bruksel, arrihet marrëveshja për njohjen reciproke të diplomaveDelegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga ministrja Edita Tahiri, i cili është në Bruksel për raundin e ri të dialogut ndërshtetërorë në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka arritur marrëveshje për njohjen reciproke të Diplomave mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë.
AKP lëshon mbi 700 mijë euro për disa punëtorëAgjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka bërë ekzekutimin e vendimit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për shpërndarje të fondeve të tjera nga pjesa e 20 përqindëshit të dedikuara për punëtorët e kualifikueshëm të Ndërmarrjeve Shoqërore të caktuara.
Veseli: Respekt dhe vëmendje e veçantë për MimozënKërcënimi dhe ekzekutimi i kryetares së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, lajmë të cilin e ka dhënë dje vetë kryetarja, ka marrë vëmendje të veçantë edhe nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.