Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Diel, 26 Maj 2019
Bajrami në Amerikë merr përkrahje për përmirësimin e cilësisë në arsim Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami takon zyrtarë të lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe Agjencionin Amerikan USAID.
Beqiri: Në Kuvend vendos shumica, jo trimëriaShefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka komentuar sa i përket situatës së krijuar gjatë seancës së sotme ku opozita bllokoi seancën dhe e ndërpreu atë, duke thënë se opozita u mundua të tregoi trimëri në Kuvend.
Thaçi: Zhvillimi ekonomik në fokus të QeverisëZëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka njoftuar se gjatë qëndrimit të tij në Britani të Madhe ka vizituar zyrat e kompanisë së njohur për raporte financiare dhe politike, Bloomberg për Evropë dhe përfaqësuesit e kompanisë amerikane “Maximus”.
Haradinaj, Mustafës: Tërhiqe nënshkrimin, ndryshe s’ka normalitet në KosovëKryetari i AAK-së, si dhe deputet në Kuvendin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa, që ta tërheqë nënshkrimin e tij nga marrëveshja për ASK-në, ose në të kundërtën ka thënë ai, nuk do të ketë normalitet as në Parlament e as në Kosovë.
Ndërpritet seanca, Kryesia vendos të hënën për vazhdiminSabri Hamiti është kthyer në kryesimin e seancës së Kuvendit të Kosovës, për ta përfunduar punimet e saj.
Tahiri: Serbia nuk po zbaton marrëveshjet e BrukselitMinistrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës Edita Tahiri po merr pjesë në Konferencën ndërkombëtare të Institutit Aspen nga Berlini të organizuar bashkë me Ministrinë e Jashtme të Malit të Zi, në Budvë, ku temë qendrore është bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor, në aspektet politike, ekonomike dhe të sigurisë, njoftoi shërbimi i informimit i Qeverisë.
Isa Mustafa ka kërkuar që të mos raportojë sotKryeministri Isa Mustafa ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli që pika ku duhet të diskutohet për marrëveshjet e Brukselit të shtyhet për 22 shtator.
Zbritja e TVSH-së nuk ka ulur çmimin e bukësZbritja e TVSH-së në 8% nga 16% sa ka qenë më herët për bukë, nuk ka ndikuar fare në zbritjen e çmimit të bukës. Thuajse në të gjitha furrat në vend çmimi i bukës vazhdon të jetë i njëjtë sikurse më parë, nga 30 deri në 35 centë për një bukë prej rreth 400 gramësh.
Thaçi fton kryebashkiakun e Londrës të skijojë në BrezovicëZëvendëskryeministri Hashim Thaçi, ende pa filluar projekti për ndërtimin e qendrës së skijimit në Brezovicë, projekt ky i fituar nga konsorciumi “MDP Consulting – Compagnie des Alpes”, ka nisur të reklamojë hijeshitë që ka ky vend.
Mustafa sot raporton në KuvendKuvendi i Republikës së Kosovës sot mban mbledhjen e parë për sesionin vjeshtor.
Kosova me përfaqësues në RACVIACMinistria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka filluar procesin e dërgimit të diplomatëve si përfaqësues të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, ku është e anëtarësuar edhe Kosova.
Ambasadori Delawie organizon pritje për QeverinëAmbasadori i ri i Amerikës në Kosovë ,Greg Delawie, i ka ftuar sonte në takim të gjithë kabinetin qeveritar.
Komandanti i KFOR-it turk konfirmon mbështetjen për MamushënKomandanti i KFOR-it turk, Saim Bağcı gjatë vizitës në Mamushë është takuar me kryetarin e komunës, Arif Bütüç dhe ka shpërndarë dhurata për nxënësit e shkollës 'Anadolu'.
Qeveria miraton Strategjinë kundër radikalizmit dhe ekstremizmitQeveria e Kosovës ka miratuar Strategjinë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm për periudhën 2015-2020.
Veseli: Kuvendi qe 14 vjet punon pa ligjSot është mbajtur tryezë diskutimi me partnerët dhe organizatat e shoqërisë civile për Projektligjin për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Selimi priti konsullen e përgjithshme të Turqisë në PrizrenSelimi, ka pritur sot në një takim njoftues Selen Evcit, konsulle e përgjithshme e Republikës së Turqisë në Prizren, e cila është shoqëruar nga ambasadorja turke në Prishtinë, Kıvılcım Kılıç.