Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Marte, 21 Maj 2019
Mustafa takon Mogherinin, kërkon finalizimin e MSA-së dhe liberalizimin e vizave Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u takua në Nju Jork me Përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, njëherësh zëvendës presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini.
Veseli: Opozita duhet ta shfrytëzoj foltoren e jo ta bllokoj atë Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, në një konferencë për media ka ftuar opozitën që t’i shfrytëzoj seancat parlamentare për diskutim e jo t’i bllokoj ato.
Opozita bojkoton mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit!Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma kanë bojkotuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Kurti paralajmëron tërmete të reja politike në Kosovë Ish-lideri i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, ka paralajmëruar nga Tirana tërmete të reja politike dhe shoqërore në Kosovë. Në tryezën e organizuar nga lëvizja “Vetëvendosje”, me përfaqësues të medies, shoqërisë civile dhe historianë të Shqipërisë, Kurti ka thënë se Zajdenica nuk do pranohet kurrsesi, ndaj për këtë edhe po mobilizohet populli për protesta dhe demonstrata.
Aeroporti “Adem Jashari” edhe me një çmim të riAeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” po vazhdon të shënoj suksese në nivele ndërkombëtare. Krahas rritjes së vazhdueshme të numrit të udhëtarëve përgjatë gjithë vitit, ka fituar edhe një çmim, duke ngritur numrin e çmimeve të fituara për këtë vit në gjashtë.
Pavarësia e Kosovës, çështje e kryerShteti i Kosovës është një proces i pakthyeshëm dhe ai vazhdon të injorohet vetëm nga politikanët e papërgjegjshëm.
‘Ekspozita “Jeta e përbashkët në Prizren” hapet sot në Qendrën Kulturore Turke në PrizrenEkspozita me temë “Jeta e përbashkët në Prizren” e piktorit prizrenas Besim Danjolli është dot po takohet me artdashësit. Pikturat që marrin pjesë në ekspozitë janë duke pasqyruar jetën e përbashkët të grupeve etnike e fetare të cilët kanë jetuar gjatë periudhës osmane në Prizren.
Jahjaga takoi në Nju Jork përfaqësuesit e Fondit GlobalPresidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, takoi në Nju Jork përfaqësuesit e Fondit Global për Angazhim të Komunitetit dhe Rimëkëmbje (GCERF), Carol Bellamy, udhëheqëse e Bordit dhe Khalid Koser, drejtor ekzekutiv i fondit, ku diskutoinë lidhje me përfshirjen e Kosovës në nismat e kësaj organizate për të çrrënjosur ekstremizmin dhe parandaluar radikalizimin.
Bllokimi i Kuvendit, qasje e rrezikshmeNënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci ka thënë se logjika e bllokimit të punës së Kuvendit nga opozita është e rrezikshme dhe mund të jetë një precedan që mund të përdoret në të ardhmen.
Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm në New York, kundër ISIS'it​Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka udhëtuar sot për në New York, ku është ftuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, që të marrë pjesë në Samitin Global të Liderëve Kundër ISIS-it dhe Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, që do të mbahet më 29 shtator.
Jahjaga: Po bëhemi vend i rëndësishëmPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, thotë se pjesëmarrja e Kosovës në javën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së, tregon se Kosova po zë vend të rëndësishëm në politikbërjen ndërkombëtare.
Jashari: Nuk garantojmë që protesta do të jetë e qetëKryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të luftës së UÇK-së, Xhavit Jashari, në një intervistë për KALLXO.com, tha se fëmijët e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së janë më të privilegjuar sesa fëmijët e tjerë në Kosovë, prandaj kur është çështja te regjistrimi i tyre në Universitetin e Prishtinës, nuk duhet barazuar me të tjerët.
Banka Botërore: Rritja ekonomike e Kosovës nuk e zhduk varfërinëBanka Botërore, zyra e saj në Kosovë, sot ka prezantuar raportin për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, ku ka prezantuar statistikat ekonomike të zhvillimit të vendit.
Edhe Libia do të mbështesë Kosovën për në UNESCOPresidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga u takua sot në Nju Jork me Presidentin e Këshillit të Deputetëve dhe Ushtruesin e Detyrës të Presidentit të Libisë, Agila Saleh.
Kosovarët, 217 milionë euro për ilaçeHeqja e kësaj takës doganore prej 10 për qind për ilaçet e importuara nga vendet e Bashkimit Evropian (BE) po shihet si një mundësi e mirë e përfitimit të depove farmaceutike sesa që do të ndikojë në uljen e çmimit të ilaçeve për pacientët.
Opozita refuzon ndërmjetësimin e presidentesTri partitë politike që kanë krijuar tashmë frontin opozitar vazhdojnë ta sfidojnë kryeministrin Kosovës, Isa Mustafa, për nënshkrimin e dy marrëveshjeve të fundit, madje thonë se aksionet e tyre në Kuvend dhe jashtë tij, do të intensifikohen.