Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Enjte, 19 Shtator 2019
Tusk përkrah Kosovën në rrugën integruese evropianeKryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, dhe ministri i Integrimit, Bekim Çollaku u takua në Nju Jork me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.
PPE dënon sulmin me vezë ndaj KryeministritPartia Popullore Evropiane ka reaguar për sulmin me vezë ndaj Kryeministrit Mustafa duke e dënuar aksionin e opozitës
Lunacek “qorton” opozitënRaportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek ka thënë se, vezët nuk duhet të jenë pjesë e debatit në Kuvendin e Kosovës. Sipas saj, Kuvendi i Kosovës është vend ku duhet të bëhet debat e jo të përdoren vezët për t’i shprehur pakënaqësitë e tyre.
Qeveria rrit akcizën në gazet e naftësNë mbledhjen e Qeverisë, Ministri i Financave Avdullah Hoti ka kërkuar për vendosjen e normës së tatimit të akcizës për gazet e naftës dhe hidrokarburet e tjera.
Veseli bën thirrje për luftë kundër korrupsionitKryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot mori pjesë dhe mbajti një fjalë rasti në takimin e Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit.
Kosova ka përmbushur detyrimet për liberalizim të vizaveKryetari i Kuvendit, Kadri Veseli priti sot në takim delegacionin e Komisionit për Politikën e Jashtme të Parlamentit Evropian, i cili kryesohej nga nënkryetarja e këtij parlamenti, Ulrike Lunaçek.
Jahjaga: Kosova, shembull për rajonin për qasjen ndaj sfidavePresidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim një delegacion nga Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, i cili kryesohej nga nënkryetarja e këtij parlamenti, Ulrike Lunaçek. Jahjaga tha se Kosova është shembull për gjithë rajonin për qasjen që ka treguar ndaj sfidave globale, siç është ekstremizmi dhe radikalizmi.
Mustafa: Peshk i madh është secili që bënë korrupsionKryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha se si shoqëri nuk kanë krijuar kritere morale as ligjore për ta luftuar korrupsionin.
Nga 1 tetori pagesat për veteranëtMinistri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka thënë se pensionet e veteranëve të luftës, pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të fillojnë të qarkullojnë që nga data 1 tetor.
SHBA-ja e gatshme të ndihmojë Kosovën në luftimin e KorrupsionitAmbasadori i SHBA-ve, Greg Delawie, tha se sondazhet tregojnë se qytetarët e shohin korrupsionin si pengesën kryesore.
Shkarkohet JabllanoviqPërfaqësues politikë të serbëve të Kosovës kanë vendosur që nga enjtja Aleksandër Jabllanoviq të mos jetë më as përfaqësues, as kryetar i Listës “Srpska”. Ata kanë kërkuar gjithashtu që Jabllanoviq të japë llogari për mjetet financiare që i ka shpenzuar.
Ahtisaari mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në UNESCOZëvendësministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, po qëndron në një vizitë pune në Helsinki me ftesë të Presidentit Martti Ahtisaari.
Thaçi: Asnjë qytetarë i Kosovës nuk ka vdekur në MekëMinistri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi iu ka shprehu ngushëllime familjarëve që kanë humbur të afërmit e tyre sot në mëngjes gjatë kryerjes së pelegrinazhit për haxh në Mekë dhe Medine.
Gjysmëhëna turke shpërndan mish kurbaniGjysmëhëna turke ka vazhduar traditën për Kurban Bajram duke shpërndarë mish kurbani. Sivjet në Kosovë janë prerë 100 krerë bagëti që i janë ndarë 4 mijë e 500 familjeve turke, boshnjake e shqiptare.
Mustafa me kabinetin qeveritar viziton BIK-unKryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi dhe ministrat, Avdullah Hoti, Ferid Agani dhe Haki Demolli, vizituan sot Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e Kurban Bajramit.
Jahjaga vizitoi Bashkësinë Islame të KosovësPresidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga vizitoi sot selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës.