Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Enjte, 24 Tetor 2019
Rrezik nga izolimi i KosovësEurodeputeti, Eduard Kukan thotë se ekziston rrezik i madh nga izolimi i kosovarëve, si pasojë e mungesës së liberalizimit të vizave me BE-në.
Të arrestuarve te Liqeni i Badovcit iu vazhdohet paraburgimiGjyqtarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Alltene Murseli, ka vendosur për vazhdimin e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë ndaj pesë të arrestuarve nën dyshimet për terrorizëm afër Liqenit të Badovcit.
Opozita atakon në dy pika amendamentin për SpecialenDo të kontestohet të martën procedura e miratimit, por edhe përmbajtja e amendamentit kushtetues të miratuar javën e shkuar në Kuvend, me të cilin krijohet baza ligjore për themelimin e Gjykatës Speciale. Opozita do ta bëjë këtë, duke kërkuar nga Gjykata Kushtetuese ta rrëzojë amendamentin.
Kosova e zhgënjyer me gërmimet në Novi PazarKomisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur është shprehur i zhgënjyer me punimet që janë bërë nën dyshimet për varrezë masive në Kozarevë të Novi Pazarit të premten.
Sëmuret Naim Tërnava, dërgohet në TurqiMyftiu i Kosovës Naim Tërnava nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se i njëjti është dërguar për shërim në Turqi.
Qytetarët besojnë shumë te FSK e Policia, më pak te Presidenca e KryeministriaInstituti Kosovar për Zhvillim të Politikave (KIPRED), ka nxjerrë Policinë e Kosovës dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës si më të besueshmet nga qytetarët.
Mustafa: Të përkushtuar për zhvillimin e bujqësisëKryeministri Isa Mustafa, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, dhe ministri i Financave, Avdullah Hoti, vizitoi Kompaninë Regjionale të Ujitjes “Radoniqi – Dukagjini”, në Gjakovë.
Krimet jashtë raportit të Martyt, t’i gjykojë KosovaKosova duhet të dëshmojë se është e aftë t’i gjykojë edhe vetë krimet e luftës, të cilat nuk do të mund t’i trajtojë Gjykata Speciale për shkak të kufizimit të periudhës kohore, kanë thënë analistë ndërkombëtarë.
Protesta për Ivanoviqin edhe në PrishtinëPasi ka përfunduar në Mitrovicë, një protestë ka nisur edhe para ndërtesës së EULEX-it në Prishtinë.
Specialja nesër në KushtetueseOpozita do të dërgoj nesër në Gjykatën Kushtetuese lëndë që konteston vendimin e Kuvendit për themelimin e Gjykatës Kushtetuese.
Policia: Kur shkoni në ahengje mos i leni shtëpitë vetPolicia e Kosovës po apelon tek qytetarët që mos t’i lënë shtëpitë vet kur shkojnë nëpër ahengje. Kjo, pasi që nga një shtëpi në rrugën “Xhevat Berisha” në Prizren, ku pronarët e saj nuk kishin qenë në shtëpi dhe nga aty hajnat kishin vjedhë stoli të arta në vlerë 6000 euro dhe para kesh 2000 euro.
Përfundon e qetë protesta në MitrovicëKa përfunduar e qetë dha pa ndonjë incident protesta e nisur pak më herët para ndërtesës së EULEX-it në Mitrovicë të veriut.
Afër 100 milionë euro të BE-së për energji të KosovësMinistri i Integrimit Evropian Bekim Çollaku thotë se Qeveria e Kosovës ka hartuar Dokumentin Planifikues Sektorial (DPS) për sektorin e energjisë.
Trafikantët përfituan rreth 20 milionë euroValën e madhe të emigrimit të kosovarëve drejt Bashkimit Evropian (BE), në fund të vitit që lamë pas dhe në fillim të këtij viti, besohet se e kanë organizuar rreth 200 trafikantë, të cilët kanë qenë të vendosur kryesisht në Paliq të Suboticës, transmeton zeri.info.
Lajçi e quan të tmerrshëm demarkacionin me Malin e ZiAnëtari i Komisionit shtetëror për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Ali Lajçi, e ka quajtur të tmerrshëm procesin e demarkacionit.
Gjuriq: Jemi të gatshëm për vazhdim bisedimesh me KosovënDrejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se shteti i tij është i gatshëm qysh nesër të rifillojë bisedimet me Kosovën në Bruksel, në nivel kryeministrash, por dinamika e takimeve nuk varet vetëm nga Serbia, por edhe agjenda e ndërmjetësueses Federica Mogherini.