E Shtunë, 25 Maj 2013

NGOM Fest me 70 orë muzikë

E Premte 22 Qershor 2012 10:15

Organizatorët e festivalit të muzikës "NGOM Fest" kanë bërë të ditur se janë në prag të finalizimit të përgatitjeve për edicionin e dytë të kësaj ngjarjeje kulturore që grumbullon muzikantë dhe ambientalistë nga vende të ndryshme të botës.

Ata kanë bërë të ditur se gjatë tri ditëve të festivalit do të ketë 70 orë muzikë në gjashtë lokacione të ndryshme, të cilat janë ndarë sipas zhanrit të muzikës që ekzekutohet.

Më 22, 23 e 24 qershor, Prizreni do të jetë nikoqir i më shumë se 40 solistëve dhe grupeve muzikore që do të përkujdesen për argëtimin e prizrenasve përreth zonës historike të qytetit.

"Në gjashtë skena të ndara do të performojnë shumë grupe dhe DJ nga Kosova, rajoni dhe bota", thuhet në komunikatën e “NGOM Fest”. Në këtë njoftim është sqaruar se skena në sheshin Shatërvan, do të jetë pikëtakimi i adhuruesve të muzikës pop dhe rock, ku do të ngjiten: “Zig Zag Orchestra”, “Humus”, “Freelancers”, “OM Kuartet”, Andos e Genc Salihu nga Kosova, “Blla Blla Blla” e “Parussion” nga Maqedonia, “Bon Bon Band” dhe “The Abroad Suspects” nga Shqipëria si dhe “Momento” nga Greqia.

Skena tek ish-Parkingu, buzë lumit do të jetë e rezervuar për adhuruesit e muzikës alternative. Aty do të paraqiten Bim Bima dhe “Gipsy Groove” nga Kosova, “Golem” nga Kroacia, “Who's Electro” nga Zvicra, “The Bloody Foreigners” dhe “Public Service Broadcasting” nga Anglia, “Calibro 35” nga Italia, “Kirik Cizgi” nga Turqia dhe “ZAA” nga Serbia.

Muzika elektronike do të jetë e pranishme në skenën në Marash, ku do të paraqiten Darren Eemerson, Luke Fair, Randall Jones, Luis Junior, Likatek, Jona Plumbi, Digital Buda, DJ Extention, Panda dhe DJ Wiggi.

Njëkohësisht në “Reggae skenë” do të luajnë: “Irie FM” nga Serbia, Alien no.155 nga Shqipëria, Soultrain Sound (Mr.Rez&Roots Raid) po ashtu nga Shqipëria si dhe “Fingers Clear”. Nga organizatorët është bërë e ditur se parashihet edhe vendosja e Promo Skenës, me qëllim të krijimit të hapësirës së duhur për promovimin e talenteve të rinj të muzikës, derisa skena e muzikës klasike do të jetë risia tjetër, që do të vendoset në sallën e koncerteve të shkollës së muzikës ‘Lorenc Antoni’.

Krahas muzikës, sipas komunikatës së “NGOM Festit”, gjatë festivalit do të zhvillohen edhe aktivitete tjera që kryesisht lidhen me mbrojtjen e ambientit dhe promovimin e trashëgimisë kulturore./Koha/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.