Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Enjte, 24 Tetor 2019

Aktorët nga Shkupi duatrokiten në Prizren

09 Dhjetor 2012 14:52

Teatri turk i Maqedonisë të shtunën mbrëma në Shtëpinë e Kulturës në Prizren ka realizuar shfaqjen “Hepsi Oğlumdu” ("Të gjithë djemtë e mi"), të autorit Arthur Miler.

Pas një periudhe të gjatë Teatri turk i Maqedonisë ka vizituar Prizrenin. Shfaqja “Hepsi Oğlumdu” ("Të gjithë djemtë e mi"), të autorit Arthur Miler, në regji të Aleksandra Kardalevska’s, është duartrokitur në këmbë nga të pranishmit.
Pas paraqitjes në Shkup, TTM ka ardhur në Prizren në saje të përkrahjes nga KDTP-ja, shoqata "Rumeli" dhe teatri turk i Prizrenit “Nafiz Gürcüali”. Ndërkohë politikanët nga Kosova dhe Maqedonia kanë dhënë porosi të miqësisë së mirë. 
 
Teatri turk i Maqedonisë pas premierës së realizuar më 6 dhjetor në Shkup ka ardhur edhe në Prizren, ku është takuar me publikun.
Pas shfaqjes që ka shfaqur rreth një orë e gjysmë e ku kanë luajtur Salaettin Bilal, Bedia Begovska, Selpin Kerim, Suzan Akbelge dhe Neat Ali, shikuesit kanë duatrokitur në këmbë.

Pas shfaqjes drejtori i TTM-së, Atilla Klinçe,  ka falenderuar të gjithë ata që kanë mundësuar ardhjen e TMM-së në Prizren.

Kryetari  i KDTP-së, Mahir Yagcilar ka theksuar se është i kënaqur që është mundësuar bashkëpunimi mes artistëve, derisa ministri në Qeverinë e Maqedonisë, Hadi Nezir ka kërkuar që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej.

 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.