Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Marte, 20 Gusht 2019

Yahya Kemal u përkujtua në Prizren

16 Dhjetor 2012 13:48


Të shtunën mbrëma në Qendrën Kulturore Turke Yunus Emre në Prizren është përkujtuar Yahya Kemal, në 54 vjetorin e vdekjes së tij.

Në panel kanë marrë pjesë profesorët e degës së turkologjisë në UP, Salih Okumuş dhe Irfan Morina, sikurse edhe kryetari i Lidhjes së shkrimtarëve turq të Kosovës Agim Rifat, poeti dhe piktori, Ethem Baymak dhe Mehmet Samsakçı.

Në këtë takim janë dëgjuar poezitë e Kemalit dhe po ashtu është paraqitur një biografi e tij me fotografi.

Irfan Morina, ka zbërthyer veprën "Qyteti i humbur" të Yahya Kemalit, duke treguar rëndësinë që i ka kushtuar gjeografisë ballkanike.

 Ethem Baymak, ka folur për ngjyrat që Kemal i ka përdorur me mjeshtëri në vargjet e tij, derisa Agim Rifat ka spikatur kujtimet e Kemalit nga Parisi.

 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.