Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Marte, 20 Gusht 2019

Promovohet katallogu "Ylli i pashuar i nënqiellit të Ballkanit"

E Mërkurë 19 Dhjetor 2012 11:18

Me rastin e shënimit të 60 vjetorit të shoqatës kulturore dhe artistike "Dogru Yol" është promovuar katallogu i shoqatës "Ylli i pashuar i nënqiellit të Ballkanit". Në këtë material është dokumentuar e kaluara dhe e tashmja e njërës prej shoqatave më të rëndësishme të turqve të Kosovës.

Promovimi është bërë në objektin e kësaj shoqate ku është paraqitur edhe historiku i veprimtarisë së shoqatës. Aty është thënë se kombet që nuk i kushtojnë rëndësi kulturës së tyre janë të destinuara në asgjësim. Po ashtu është theksuar se kjo shoqatë në tri vitet e fundit është zgjedhur si shoqata më e suksesshme nga ana e komunës së Prizrenit.

Kryetari i shoqatës, Tahir Luma ka pohuar se katallogu është hartuar nga disa pikëpamhe dhe se qëllimi ka qenë që në të të pasqyrohet 60 vjetori i veprimtarisë së shoqatës. Ai ka pohuar se fotografitë janë realizuar nga Nafiz Lokviça derisa realizimi grafik është bërë nga Hüsamettin Luma.

Ai ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur shoqatën në realizimin e katallogut, me theks të veçantë te ushtarakët e KFOR-it turk.

Ministri i MAP-it, Mahir Yağcılar, ka bërë folur për angazhimin e Doğru Yolit në ruajtjen dhe promovimin e traditës, zakoneve, dokeve dhe kulturës së turqve të Kosovës. Sipas tij katallogu paraqet një vlerë të veçantë që pasqyron punën e gjatë në 60 vjetët e veprimtarisë së shoqatës.

Ndërsa kreu i kontigjentit turk të KFOR-it, Aygün Eker, ka pohuar se qëllimi ka qenë krijimi i një broshure që në ndërkohë është shndëruar në një katallog të plotë. Sipas tij, bashkësitë etnike janë të tilla në saje të kulturës së tyre, në bazë të cilës edhe renditen në civilizimet botërore. Ai ka vlerësuar anëtarët e Dogru Yol'it si trima që kanë bartur kulturën turke në këto anë nga e kaluara në të sotmen.

Nënkryetari i komunës së Prizrenit, Orhan Lopar ka thënë se kjo shoqatë asnjëherë nuk ka dal nga rruga e saj dhe i është përmbajtur parimeve të veprimit në funksion të komunitetit turk të Kosovës.
 
   

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.