Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Shtunë, 23 Nëntor 2019

Rikthehet jazz-i turk në Prishtinë

E Mërkurë 20 Mars 2013 13:13

Nga data 2 prill deri më 6 prill në Prishtinë mbahet java e dytë e jazzit turk, që organizohet nga Ambasada e Turqisë në Kosovë.

Java Turke e Jazzit do të fillojë më 2 prill, me interpretimin e Kerem Jazz Görsev Chamber Jazz, që mbahet në Teatrin Kombëtar të Kosovës (TKK). Më 3 prill, Në Teatrin Oda do të interpretojë grupi Maden Öktem Ersönmez, ndërsa më 4 prill grupi Cereyanlı' alp Ersönmez feat. Elif Çağlar. Më 5 prill, në Sheshin 21 do të muzikojë grupi Selen Quintet Gülün, përderisa koncerti i fundit i Javës së Jazzit Turk do të mbahet më 6 prill, në TKK, ku do të interpretojë grupi Burhan Öçal & İstanbul Oriental Ensemble, shkruan Express.

Gjithashtu, do të ketë edhe punëtori, synim i të cilave do të jetë afrimi i muzicientëve të njohur turq me homologët e tyre kosovarë. Pas koncerteve, do të mbahen seanca të përbashkëta, përderisa në Hamam Jazz Bar do të performojnë DJ të ndryshëm nga Turqia.

Edhe sivjet Java e Turke e Jazzit organizohet në bashkëpunim me Muzicientët e Pavarur – SERBEST, nga Stambolli, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS), Qendrës Kulturore Turke në Kosovë - Junus Emre, Turkish Airlines dhe të kompanive të ndryshme të turke dhe kosovare, si: Limak, BKT, TEB, İşbank, Enka, Swiss Diamond Hotel, Medicine International Hospital, etj.

 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.