Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Shtunë, 23 Nëntor 2019

Dorëzohen çmimet vjetore për të arriturat në teatër 

E Enjte 28 Mars 2013 10:18Në një ceremoni solemne në Teatrin Kombëtar të Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore në fushën e teatrit dhe Çmimet Vjetore për Teatër. Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore i është dhënë aktorit Istref Begolli (post-mortem). Ka qenë Ministri Krasniqi që ia ka ndarë këtë çmim vajzës së aktorit, Alba Begolli-Pashku. Ministri i Kulturës ka vlerësuar lart veprimtarinë e aktorit Begolli, duke thënë se ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën teatrore në Kosovë.  “Rolet e tij monumentale, personaliteti i tij ka mbushur këtë sallë plot emocione, na ka bërë të gjithëve krenarë, e mbi të gjitha ka qenë dhe është frymëzimi i plot gjeneratave të aktorëve”, ka thënë ai, duke u shprehur i nderuar që tashmë personalitete të shquara të artit po nderohen në mënyrë institucionale. Data 27 Mars është Dita Botërore e Teatrit.  Në kategoritë e tjera çmime kanë marrë: për shfaqjen më të mirë për vitin 2012 i është dhënë shfaqjes  “Nata e dymbëdhjetë” e Shekspirit, në regji të Ilir Bokshit, për regji më të mirë për vitin 2012 është shpërblyer Fadil Hysaj për shfaqjen “Shtëpia në ankand”. Çmimi për aktorin më të mirë për vitin 2012  i është dhënë aktorit Ismet Azemi, për rolin në shfaqjen  “Vrasja e Mushkonjës”, kurse për prezantim të suksesshëm ndërkombëtar për vitin 2012  i është dhënë shtëpisë teatrore “AKT” . Bazuar në rregulloren për çmimet, laureati i Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore shpërblehet me 5 mijë euro. Ndërkaq në katër kategoritë e tjera shpërblimet janë nga 2 mijë e 500 euro. Juria për ndarjen e Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore në fushën e teatrit dhe çmimeve tjera vjetore, e emëruar nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka pasur këtë përbërje: Emin Kabashi, Besim Rexhaj, Fatos Berisha, Naser Shatrolli dhe Mirsad Ferati.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.