Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 15 Nëntor 2019

Sonte nisë Java e jazzit turk

E Marte 02 Prill 2013 16:15Kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për të nisur edicioni i dytë i “Javës së jazzit turk”. Do të jetë koncerti i kuartetit të Kerem Görsev, ai që do të hapë sonte (e martë) serinë e koncerteve të jazz muzikës në kryeqytet. Teatri Kombëtar i Kosovës do të jetë nikoqir i këtij koncerti, bashkë edhe me ceremoninë e hapjes së edicionit të dytë të këtij manifestimi.  Yeliz Kartal, nga Ambasada turke, që merret me organizimin e këtij manifestimi, ka treguar se gjithçka është gati për javën e dytë të jazzit.  “Java tashmë është bërë festival. Ne do të kemi koncerte në sallat koncertale, si dhe ‘jam session’ në ‘Hammam Jazz Bar’. Edhe tre DJ të tjerë do të vijnë nga Turqia, si Murat Meric, Doğukan Orcan dhe Bugra Orcan”, ka thënë Kartal, kur ka folur për veçantitë e edicionit të sivjetmë.  Më 3 prill, në Teatrin Oda do të interpretojë grupi i Maden Öktem Ersönmez, ndërsa më 4 prill grupi Cereyanlı' alp Ersönmez bashkë me Elif Çağlar. Më 5 prill, në Sheshin 21 do të jetë grupi Selen Gülün, ndërsa që fund do t’i jepet me koncertin që mbahet më 6 prill, me grupin e Burhan Öçal dhe Ansamblit Oriental të Stambollit. Koncerti i fundit do të mbahet aty ku do të nisë “Java..”, në Teatrin Kombëtar të Kosovës.  Gjatë edicionit të dytë të “Java ...”, do të ketë edhe punëtori, synimi i të cilave do të jetë afrimi i muzikantëve të njohur turq me homologët e tyre kosovarë.  Në krejt këto, Kartal pret që të ketë shumë publik.  “Po pres që shumë njerëz të gëzojnë këtë festival, duke qenë se ajo është e hapur për të gjithë”, ka thënë Kartal. Hyrja për në të gjitha koncertet e “Javës...” është gratis.  Kartal, ka thënë se si gjuhë universale e njerëzimit, muzika tejkalon ndarjet kulturore dhe shkon përtej kufijve.  “Anadollia dhe Ballkani kanë mbledhur muzikantë me prejardhje të ndryshme shekuj me radhë. Stambolli, si qendër unike kulturore në udhëkryqet historike dhe kulturore, do të jetë nikoqir i Ditës Ndërkombëtare të Muzikës Jazz të shpallur nga UNESCO, më 29-30 prill 2013, me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë, për të vlerësuar muzikën jazz jo vetëm si gjuhë globale të shpirtit njerëzor, por edhe forcë për paqe, unitet, dialog dhe zgjerim të bashkëpunimeve mes njerëzve”, ka thënë ajo.  Kartal thotë se muzika jazz është interpretuar nga orkestra dhe është transmetuar në radiostacione nëpër Turqi që nga viti 1930. “Kjo pasuri dhe fuqia e muzikës e përzier me ndikime të ndryshme kishin reflektuar në performanca të muzikantëve nga Turqia gjatë ‘Javës së parë të jazzit turk’, vitin e kaluar”, ka thënë Kartal. “Kjo është arsyeja pse jazz është traditë për ne, sikurse edhe Ibrahim Tatlises”, ka shtuar ajo.  

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.