Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 22 Nëntor 2019

Dëshmitarët e të kaluarës sonë të përbashkët

E Mërkurë 03 Prill 2013 10:31

Në Qendrën Kulturore "Asim Vokshi" në Gjakovë është hapur ekspozita me titull "Dëshmitarët e të kaluarës sonë të përbashkët" me ndihmën e Qendrës Kulturore Turke Yunus Emre në Pejë.

Drejtori i QKT Yunus Emre në Prishtinë Sadullah Yılmaz, në fjalimin e mbajtur në gjuhën shqipe, ka theksuar se "ekspozita paraqet të kaluarën, historinë dhe kulturën e përbashkët të popullit turk dhe atij shqiptar". Ai ka bërë të ditur se në këto fotografi shihen shumë vlera të përbashkëta të dy popujve të vëllazëruar, nga xhamitë, hamamet, konqet, si dhe doket e zakonet.

Ndërsa, njëri prej liderëve të dalluar fetar të Kosovës, Sheh Ruzhdi Shehu është shprehur i kënaqur me praninë e Turqisë në Kosovë, që sipas tij e ka ndihmuar Koosvën si gjatë luftës ashtu edhe në periudhën e pas luftës. Ai ka theksuar se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe me QKT Yunus Emre.

Bardhyl Oseku udhëheqës i Sektorit për Kulturë në Komunën e Gjakovës, ka pohuar se bashkëjetesa shekullore e popujve në Ballkan ka bërë që ata të afrohen edhe në kulturë.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 6 prill.
 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.