Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 15 Nëntor 2019

Bajraktari i zërit të turqizmit

E Hënë 08 Prill 2013 09:38

Më nismën e letrarëve dhe intelektualëve të shoqatës "Gerçek" të Prishtinës të shtunën është përkujtuar poeti dhe mësimdhënësi Naim Şaban, në 52 vjetorin e vdekjes.

Në këtë tubim përkujtimor kanë marrë pjesë familjarë të ndjerit, intelektual të dalluar të Prishtinës, dashamirë të poezisë dhe pjesëtarë të KFOR-it turk.

Pas fjalimeve përshëndetëse, nxënësit turq kanë paraqitur një recital të shkurtë kushtuar poetit dhe mësimdhënësit Naim Şaban. Ndërsa janë shpalosur edhe kujtime për të ndjerin nga miqtë dhe dashamirët e poezisë.

Şükrü Zeynullah edhe në këtë rast ka theksuar se poeti dhe mësimdhënësi Naim Şaban në kushte shumë të vështira dhe rrethana të rënda ka mbrojtur turqishten dhe turqizmin.

Safet Preka ka bërë të ditur se poeti dhe mësimdhënësi Naim Şaban gjithnjë i ka kushtuar rëndësi përdorimit të drejtë të gjuhës turke dhe se në këtë mënyrë është bërë një intelektual i rrallë.

Ibrahim Arslan ndërsa është ndalur në metaforën poetike të autorit të ndjerë, që sipas tij, përshkruan migrimin, ndarjen dhe dhimbjen që ka shkaktuar kjo tek njerëzit e asaj kohe. 

Ndërkaq Arif Bozacı dhe Nuhi Mazrek, kanë spikatur poezitë e shkruara për fëmijë nga poeti dhe mësimdhënësi Naim Şaban, duke theksuar se stili i përdorur e bën atë një poet tipik fëmijësh.   

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.