Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 15 Nëntor 2019

Filmi "Burası Vardar Ovası" të shtunën në Prizren

E Premte 12 Prill 2013 12:06

Në organizim të shoqatës së artistëve turq të Kosovës, të shtunën në ora 19:00, në Qendrën Kulturore Yunus Emre në Prizren, do të projektohet filmi i metrazhit të shkurtër i titulluar "Burası Vardar Ovası".

Filmi është kooproduksion i Turqisë dhe Maqedonisë, ku regjisor dhe drejtori i fotografisë është: Furkan Bayraktar; montazher: Ömer Eriş dhe skenarist: Zeki Beba.

Xhirimet e filmit janë bërë në Maqedoni, mbi temën e zhvillimeve në vitin 1991 dhe shkatërrimin e Jugosllavisë që portretizohet me përjetimet e një familjeje. Në realizimin e filmit ka punuar një ekip prej 25 vetash. Planifikohet që filmi të realizohet edhe në metrazh të gjatë, pas sigurimit të mjeteve të mjaftueshme financiare.

Filmi i artistëve nga Gostivari jepet për herë të parë në Kosovë.

 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.