Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Shtunë, 23 Nëntor 2019

Filmi i shkurtë "Burası Vardar Ovası" shikohet me kënaqësi

E Hënë 15 Prill 2013 14:22

Në organizim të shoqatës së artistëve turq të Kosovës, të shtunën Qendrën Kulturore Yunus Emre në Prizren është projektuar filmi i metrazhit të shkurtër i titulluar "Burası Vardar Ovası".

Filmi që është kooproduksion i Turqisë dhe Maqedonisë, është përcjellë me kënaqësi nga shikuesit e pranishëm.

Skenaristi i filmit, Zeki Beba ka bërë të ditur se projekti i nisur dy vite më parë është realizuar në saje të angazhimit të madh të regjisorit të ri turk, Furkan Bayraktar. Zeba ka sqaruar se filmi trajton çështjen e shpërbërjes së Jugosllavisë dhe lidhjet që kanë ekzistuar dhe ekzistojnë edhe sot e kësaj dite mes popujve të ndryshëm.

Ndërsa regjisori  Bayraktar, ka pranuars se familja e tij është me origjinë nga këto vise dhe se ai nuk flet as shqip as maqedonisht. Ai ka theksuar se në Ballkan ka ardhur shpesh dhe se me një grup shokësh në Gostivar kanë vendosur që të xhirojnë filmin. Bayraktar ka pohuar se projekti është nisur si serial për t'u kthyer në film të shkurtë, që është xhiruar për pesë ditë në kushte të vështira dhe me aktorë amatorë. Sipas tij planifikohet që filmi të realizohet edhe në metrazh të gjatë, pas sigurimit të mjeteve të mjaftueshme financiare.

Xhirimet e filmit janë bërë në Maqedoni, mbi temën e zhvillimeve në vitin 1991 dhe shpërbërjen e Jugosllavisë që portretizohet me përjetimet e një familjeje. Në realizimin e filmit ka punuar një ekip prej 25 vetash.

Filmi i artistëve nga Gostivari është dhënë për herë të parë në Kosovë.




 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.