Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Enjte, 27 Qershor 2019

Promovohet libri i titulluar "Türkçem Rumeli’nin Onur Bayrağı"

E Shtunë 20 Prill 2013 14:23

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 23 prillit, festës së turqve të Kosovës, në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës në Prizren është promovuar libri i titulluar "Türkçem Rumeli’nin Onur Bayrağı", i autorit Ethem Baymak.

Autori në paraqitjen para të pranishmëve ka tërhequr vërejtjen për gjendjen aktuale të Hamamit dhe ka pohuar se Italia ka marrë përsipër restaurimin e tij.

Ndërsa kryetari i KDTP-së dhe ministri i MAP-it, Mahir Yağcılar, ka theksuar se ashtu siç është punuar në të kaluarën për të siguruar praninë e turqve në Kosovë ashtu do të vazhdohet edhe në të ardhmen.

Ambasadorja e Turqisë në Prishtinë, Songül Ozan ka falenderuar të gjithë ata që janë angazhuar për realizimin e aktiviteteve të shumta për 23 prill.

Më pas Yağcılar ka prezantuar librin e Baymak, duke shprehur bindjen se ai paraqet edhe një kontribut për vlerat e popullatës turke. Yagcilar ka shprehur bindjen se në saje të letërësisë e botimit të librave ruhet kultura, tradita dhe identiteti turk në Kosovë.

Shënimi i 23 prillit po vazhdon me aktivitete të ndryshme në Prizren dhe qendrat tjera të Kosovës.


 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.