Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 18 Shtator 2019

Yunus Emre bashkon poetët e Kosovës

E Mërkurë 15 Maj 2013 13:05

Poetët nga Kosova janë bërë bashkë në Qendrën Kulturore Turke Yunus Emre në Pejë. Në këtë mbrëmje janë lexuar poezi në gjuhën turke, shqipe, boshnjake dhe rome.

Poezia turke është prezantuar nga Arif Bozacı, Taner Güçlütürk, Talip Erdoğan, ndërkohë që ajo boshnjake është recituar nga Aliya Cogoviç, dhe rome nga Kujtim Paçaku. Ndërsa Naime Beqaj, Xhevahire Izmaku, Lulzim Tafa, Fahredin Shehu, Rahman Paçarizi dhe Naxhije Kastrati kanë përfaqësues poezinë në gjuhën shqipe.

Naime Beqaj ka falenderuar QKT Yunus Emre që ka mundësuar realizimin e një mbrëmjeje të tillë poetike.

Poezitë janë përcjellë me tingujt e kitarës së mjeshtrit, Luan Sapunxhiu, i cili në fund ka paraqitur edhe një recital në kitarë. 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.