Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 26 Qershor 2019

Vazhdon DokuFesti, mbledh regjisorë të njohur ndërkombëtarë

E Marte 20 Gusht 2013 10:13ë hënën në Prizren u mbajt konferenca e dytë për shtyp e Festivalit DokuFest. Në konferencë morën pjesë Drejtori Artistik i DokuFest, Veton Nurkollari, regjisori Jay Rosenblatt, Muhamed El Aboudim dhe Jason Osder, fotografi Pep Bonet, si dhe producentja Patricia Drati. Filmbërësit të njohur ndërkombëtarisht, Jay Rosenblatt, po i prezantohen filmat në një program retrospektivë dhe ai do të mbajë një master klasë ku do të ligjërojë për përdorimin e materialit filmik në bërjen e kinemasë eksperimentale. Rosenblatt po ashtu është pjesëtar i jurisë në Garën e Filmave për Ambientin. Ai për herë të parë është i pranishëm në DokuFest dhe ka bërë të ditur se pret që të shohë program cilësor në edicionin e 12-të të festivalit. Patricia Drati, producente e filmit “Girl in the Water”, i cili është pjesë e programit special të DokuFest të fokusuar në filma nga shtetet nordike të quajtur Focus Nordic. Drati prezantoi iniciativën DOX:LAB, ku dy regjisorëve iu financohet filmi me 14 mijë euro për të realizuar një film brenda vitit. Drati lajmëroi se kjo mundësi është e hapur edhe për regjisorët kosovarë. Regjisori i filmit “Dance of the Outlaws”, Muhamed El Aboudim, foli për këtë film i cili sjell historinë e fëmijëve të prostitutave, nënave të reja që braktisin fëmijët e kriminelëve modern për t`i ikur paragjykimeve të shoqërisë marokene. Regjisori i filmit “Let the Fire Burn”, Jason Osder, foli për filmin e tij që rrëfen një incident të ndodhur në vitin 1985, intervenimin e policisë, e pasojat fatale të këtij intervenimi. Shfaqja e filmit të Osder në DokuFest po ashtu shënoi premierën evropiane të këtij filmi. Alban Muja, regjisor i filmit “Gjermanët ma kanë pak tutën”, foli për dokumentarin e tij që tregon storien e personit nga Mitrovica i cili jeton duke e imituar Adolf Hitlerin. Pjesë e konferencës ka qenë edhe fotografi Pep Bonet, i cili ka hapur edicionin e 12-të DokuFestit me ekspozitën e tij “One Goal”. Bonet po ashtu po e udhëheq punëtorinë DokuPhoto me fotografë dokumentarë nga rajoni, të cilët po punojnë për të krijuar një storie vizuale për Kosovën. /Telegrafi/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.