Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Hënë, 23 Shtator 2019

Tregimet e të rinjve në Dokufest

E Mërkurë 21 Gusht 2013 18:26

Vullnetarët, stafi, audienca dhe i gjithë DokuFesti është ndërmarrje e të rinjve. Por festivali i jep rinisë shumë më shumë. DokuFesti sivjet ka paraqitur krijimet e bëra nga filmbërësit e rinj të Kosovës në kuadër të punëtorisë së organizuar në Prizren gjatë këtij viti, por edhe të punëtorive të realizuara në shtetet tjera të Ballkanit. 

Programi Future is Here: Balkan Dox Workshops (E ardhmja është këtu: Punëtoritë Ballkan Dox) ka paraqitur realizimin e tregimeve të kësaj pjese të botës. Filmave e regjisorëve të rinj të rajonit janë shfaqur të martën.

Shikuesit kanë pasur mundësinë që me një biletë të vetme, në mesditë, të shohin katër filma që sjellin dramën njerëzore të popujve të ish Jugosllavisë, tregime këto sa të ngjashme aq edhe të ndryshme.

Aty është shfaqur këndvështrimi ndryshe i ndërlidhjes mes së lehurës dhe ikjes, por edhe tregimi për mahnitësin Mario, që thyen të gjitha paragjykimet për personat me aftësi të kufizuara. Filmi tjetër ka dokumentuar si asnjëherë më parë traumën që kalon e gjithë familja për shkak të një divorci.

 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.