Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Hënë, 23 Shtator 2019

Dega e KDTP-së organizon koncert për Prizrenin dhe udhëtim për të rinjtë

E Mërkurë 28 Gusht 2013 09:51

Dega e KDTP-së organizon koncert për Prizrenin dhe udhëtim për të rinjtë. Koncerti do të mbahet të enjten me fillim nga ora 19:30 në Kejin para Xhamisë së Sinan Pashës në Prizren, ku marrin pjesë grupet folklorike nga Yalova dhe Universiteti i Pamukkales së Turqisë. Në rast se moti është me shi atëherë koncerti do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës.

Në anën tjetër angazhimi i kryetarëve të degës së Prizrenit dhe Prishtinës dhe përfaqësuesit të degës së Mamushës, ka bërë që KDTP të organizoj një udhëtim në Turqi për 45 të rinj nga Kosova.
Vizita kulturore do të realizohet në muajin shtator dhe të rinjtë do të kenë rastin që të qëndrojnë në Ankara, Bursa, Yalova dhe Stamboll.

 

 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.