Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Hënë, 23 Shtator 2019

Në Ulpianë u mbyll përvjetori i dhjetë i Kampit Rajonal Arkeologjik

E Shtunë 31 Gusht 2013 10:38

Ekspertë dhe studentë nga Universiteti i Stambollit, me punën e tyre zbuluan një mozaik të ri në zonën arkeologjike të Ulpianës.

Që nga viti 2004 në Ulpianë afër Prishtinës, për çdo vit tradicionalisht mbahet Kampi Rajonal Arkeologjik i cili këtë vit shënoi vitin jubilar për herën e dhjetë e që u mbyll sot, me një prezantim të gërmimeve të reja dhe zbulimit të një mozaiku të ri në këtë hapësirë antike, njofton kumtesa nga MKRS.

Kampi Rajonal Arkeologjik ka një karakter shumëkombësh dhe i cili është një projekt i Muzeut të Kosovës, Institutit Arkeologjik të Kosovës dhe OSBE-së, morën pjesë arkeologë nga të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë, nga Shqipëria, Turqia e Suedia.

Në këtë kamp, ekspertë dhe studentë nga Universiteti i Stambollit, me punën e tyre zbuluan një mozaik të ri në zonën arkeologjike të Ulpianës, gjë që u vlerësua si një pikë lidhëse e kulturës dhe trashëgimisë së këtyre trevave nga kontribuuesit e këtij kampi.

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajdin Abazi në përmbylljen e këtij kampi shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e MKRS-së për organizatorët e këtij Kampi dhe shprehu edhe përfaqësuesit e universitetit turk të cilët bën zbulimin e mozaikut, arkeologët vendas për punën e tyre dhe e konsideroi se kampet e këtilla bëjnë përafrimin e kulturave të ndryshme kur kemi të bëjmë me trashëgiminë.

“Kjo është një gjë e mirë, sepse ne duke e njohur të kaluarën tonë do të ndërtojmë ura lidhëse mes vete me qëllim që ta ndërtojmë të sotmen dhe një të ardhme më të mirë, paqedashëse dhe duke respektuar njëri tjetrin me ato vlera dhe përkatësi që i kemi”, u shpreh Abazi duke premtuar se MKRS-ja edhe në të ardhmen do të përkrah në çdo aspekt arkeologjinë si dhe trashëgiminë kulturore në tërësi.

Arkeologët e rinj patën rastin që përpos gjurmimeve të vizitojnë edhe vende të tjera të Kosovës, të kënaqen me bukuritë natyrore të vendit tonë, madje studentët suedezë u shprehën se me ardhjen në vendin tuaj kemi ndryshuar tërësisht pasqyrën që kemi pasur për Kosovën.

Ulpiana, 11 km në jug-lindje të Prishtinës, është ka qenë një vendbanim i periudhës romake dhe paleobizantine, tani një zonë arkeologjike ku organizohet për çdo vit ky kamp. Përveç gjurmimeve, pjesëmarrësit e vlerësuan këtë kamp edhe si një mundësi të rritjes së dialogut, mirëkuptimit e bashkëpunimit në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe këtë lokalitet arkeologjik e konsideruar pasuri të trashëgimisë kulturore të Ballkanit.

 

 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.