Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 26 Qershor 2019

Shpërblimi Ballkanik i jepet Raif Vërmicës

E Premte 06 Shtator 2013 11:07

Shoqata "Muzika Turke e Ballkanit" ka shpërblyer për veprimtari Raif Vërmicën në një organizim të mbajtur në  hapësirat e Qendrës Kulturore Turke "Yunus Emre" në Prizren, ku fëmijët kanë paraqitur një program artistik. 

Salla e QKT-së ka qenë e vogël për publikun e pranishëm në numër të madh. Madje një pjesë e të ftuarve janë kthyer prapa për shkak të tollovisë.

Në hapje të programit kryetari i Shoqatës "Muzika Turke e Ballkanit", Alush Nush ka bërë të ditur se shoqata është themeluar në gusht të vitit 1999 me qëllim që t'i shërbej muzikës turke në këto treva dhe ka kërkuar mbështetje nga institucionet për ruajtjen e kësaj tradite. Sipas tij, në vitet e fundit po i kushtohet kujdes punës me të rinjtë në mënyrë që të krijohet një gjeneratë e muzikantëve të rinj.

Në vazhdim ky grup i muzikantëve të rinj kanë prezantuar një program muzikor.

Ndërsa për veprimtari dhe kontribut në këtë sferë është shpërblyer Raif Vërmica.

Pas ndarjes së shpërblimit është vazhduar me program artistik.


 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.