Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 26 Qershor 2019

MKRS-ja shpërndau rreth 5000 libra për 30 biblioteka komunale

E Premte 06 Shtator 2013 15:02

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në një ceremoni rasti ka shpërndarë sot rreth 5000 libra për 30 biblioteka komunale, e ku hyjnë rreth 70 tituj. Kjo është hera e parë që MKRS-ja blen dhe shpërndanë libra për bibliotekat komunale, përveç mbështetjes që jep edhe në konkursin për projektet kulturore. Librat janë të botuara në dy vitet e fundit dhe janë blerë nga botuesit përmes një konkursi publik nga Këshilli i Librit. Në këtë konkurs, Këshilli kishte vendosur të blejë 55 tituj, e po ashtu edhe kishte mbështetur financimin e botimit të titujve të ri , si dhe për herë të parë edhe të botimit të revistave letrare.

Në ceremoni, të mbajtur në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës ka marrë pjesë Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, Drejtori i BKUK-së, Sali Bashota si dhe drejtorët e bibliotekave komunale.

Ministri Krasniqi tha në fjalën e tij se ngjarja sot është fillimi i një programi të ri të mbështetjes për librin dhe bibliotekat, pasi për herë të parë MKRS-ja po blen titujt e ri të botuar dhe ata po ua shpërndanë bibliotekave komunale. Ministri Krasniqi tha se në dy vitet e fundit është dyfishuar mbështetja për bibliotekat dhe librin, por edhe në përgjithësi për fushën e kulturës.

“Mendoj se ky fond është jashtëzakonisht i rëndësishëm tash kur edhe ka filluar viti shkollor në arsimin para universitar e tash së shpejti edhe ai universitar, sepse po krijon mundësi më të shumta për nxënësit dhe studentët. Besoj se më format e reja të përkrahjes që MKRS-ja po zbaton fondi i bibliotekave tona do të jetë çdo vit edhe më i pasur dhe më afër lexuesit”, ka thënë Ministri Krasniqi, teksa ka përmendur se tashmë një aktivitet i tillë është tradicional dhe MKRS-ja do të jetë gjithnjë afër bibliotekave që fondi i tyre sa më shumë të pasurohet.

Drejtori i BKUK-së, Sali Bashota duke vlerësuar këtë mbështetje të MKRS-së për bibliotekat, shtoi se BKUK-ja si një institucion qendror i bibliotekarisë në Kosovë, do të punojë edhe më shumë në të ardhmen që bibliotekat komunale të zhvillohen dhe pasurojnë sa më shumë raftet e tyre.

Në emër të bibliotekave ka folur Engjell Berisha, drejtor i bibliotekës komunale në Gjakovë. Ai ka falënderuar MKRS-në që ka nisur një iniciativë si kjo, sipas tij, mjaftë e dobishme, pasi ka thënë se bibliotekat komunale kanë nevojë gjithnjë për tituj të rinj. 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.