Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Hënë, 23 Shtator 2019

Riparohet hamami i "Gazi Mehmet Pasha"

E Premte 06 Shtator 2013 22:32

Për njërin nga objektet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturo-historike në Prizren, hamamin "Gazi Mehmet Pasha", janë gjetur mundësi që të bëhen renovime, me qëllim që edhe ky objekt i rrezikuar nga koha të mbrohet për aq sa të jetë e mundur.

Punimet po zhvillohen në pikat më të ndieshme,pasi që kulmi është ai që ka ndikim mbrojtës edhe për pjesët tjera të objektit. Donacioni për këtë destinim është siguruar nga UNESCO dhe kap shumën në vlerë prej 200 mijë dollarësh amerikanë.

“Punimet për renovimin e hamamit “Gazi Mehmet Pasha” po zhvillohen mirë dhe ato përfshijnë renovime të pjesërishme, kryesisht në pjesën e kulmit që do të kenë rëndësi në mbrojtjen e objektit nga dëmtimet e shiut dhe të reshurave”, ka thënë Hasan Hoti, drejtori i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Prizrenit, duke shtuar se këto investime do të bëhen për të bërë renovime të pjesërishme në kulm dhe mbulesën e përgjithshme.

Ai ka pohuar se kjo ndihmë është e UNESCO-së, tani e ndarë për këtë monument të rëndësishme të trashëgimisë dhe kjo është faza e pare e renovimeve ku do të sistemohet oborri . Ky projekt pritet të përfundojë brenda dy muajve .

Hamami i Gazi Mehmet Pashës është njëri ndër monumentet që vizitohet shumë nga vizitorët, kurse rëndësia e tij në Prizren korrespondon dhe me organizimet e shumta kulturore që mbahen në ambientet e këtij Hamami, siç janë hapja e ekspozitave të ndryshme, organizimi i manifetsimeve letrare, dramatike, i debateve që kanë të bëjnë më kulturën dhe tarshëgiminë kulturore etj.

Zyrtarë të Institut për Mbrojtën e Monumenteve kanë thënë se faza e parë e këtyre renovimeve do të përfundojë brenda dy muajve. Sipas të dhënave zyrtare, hamami “Gazi Mehmed Pashës” është monument i periudhës otomane, ku gërshetohet tradita orientale dhe vendore.Është ndërtuar në shek.XVI (1563/4) nga Gazi Mehmed Pasha.

Hamami përmban vlera të veçanta arkitektonike, historike, kulturore dhe shoqërore. Objekti është hamam dysh (çift) dhe është ndarë në pjesën për meshkuj dhe për femra. Pullazi i hamamit ka dy kupolla të mëdha dhe nëntë të vogla dhe është i mbuluar me pllaka të plumbit (përveç dy kupollave të mëdha që janë me tjegulla tradicionale). Muret janë ndërtuar prej guri të lumit dhe pjesërisht me tulla të lidhura me llaq gëlqeror.

Hamami i Gazi Mehmed Pashës ka rëndësi arkitektonike dhe historike edhe për faktin se objekti ka specifikat e llojit të vetë si objekt shoqëror dhe social i kohës. Është ndërtuar në rend të parë si objekt funksional duke pasur parasysh edhe pamjen e jashtme që volumet të jenë harmonike me njëra tjetrën dhe me rrethinën.

Prej 1959 deri më1976 pjesërisht janë bërë disa punime restauruese – konzervuese në objekt. Është bërë rrënimi i lokaleve rreth objektit, restaurimi i disa kupollave dhe është bërë vendosja e pllakave të plumbit. /zeri/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.