Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 24 Korrik 2019

Për 8 mars aktivitete të ndryshme nga KDTP dhe KTAP

E Premte 07 Mars 2014 16:54

Me rastin e shënimit të 8 marsit - Ditës ndërkombëtare të Gruas, në Prizren organizohen aktivitete të ndryshme.

Forumi i Gruas së KTAP-së sonte organizon matine për gratë që fillon nga ora 18:00 në restorantin Nafron. Në këtë organizim paraqitet edhe këngëtarja nga Turqia Havva Karakaş, derisa do të këndojnë edhe artistët vendorë si Erol Karaibo, Reyhan Kantarci dhe Grupi Dostat. Biletat për Matine kushtojnë 9 Euro.

Karakaş ka thënë se në Kosovë po qëndron me ftesë të kryetarit të Mamushës dhe kreut të KTAP-së, Arif Bütüç dhe se qëllimi i vizitës është shkëmbimi i përvojave kulturore.

Ndërkaq edhe KDTP-ja ka planifikuar aktivitete në bashkëpunim me shoqatat e grave. Kryetari i degës së KDTP-së, Levent Bush ka theksuar se për nder të kësaj feste në bashkëpunim me shoqatat e grave do të organizohet një koncert me 9 mars, ndërkohë që do të hapet edhe ekspozita me fotografi kundër dhunës ndaj gruas.
Sipas tij një organizim të ngjashëm do të ketë edhe për personat me nevoja të vecanta.



 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.