Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 24 Korrik 2019

Ekspozita A Balkan Tale në Mamushë

E Marte 11 Mars 2014 15:25

OJQ EC Ma Ndryshe dhe Komuna e Mamushës organizojnë ekspozitën “A Balkan Tale” që mbahet më 12 Mars 2014 (e mërkurë) në Qendrën e Kulturës në Mamushë dhe fillon në orën 13.00. Pas shfaqjes së suksesshme në Prizren në maj 2012, dhe në Prishtinë dhe në Mitrovicë më 2013, EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me komunën e Mamushës po e sjellë atë edhe në Mamushë.

Ekspozita “A Balkan Tale” është pjesë e projektit rajonal me të njëjtin emër, që është financuar nga Komisioni Evropian. Në ekspozitë, përmes 50 fotografive nga pesë shtete të Ballkanit, të realizuara nga pesë fotografë, paraqiten objektet e trashëgimisë osmane në rajon. Fotografitë e ekspozuara janë një dokumentim i këtyre vlerave që kërkojnë vëmendje të shtuar ndaj parandalimit të degradimit të tyre dhe një thirrje për kujdes institucional dhe shoqëror. Ekspozita do të mbetet e hapur prej 12 deri 18 mars 2014.

“A Balkan Tale” synon të stimulojë debatin publik përreth historisë së Ballkanit, të promovojë ndjenjën e historisë së përbashkët të bazuar në fe e bashkëkzistencë etnike, si edhe të kontribuojë për aksesin publik edhe për ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Është një projekt mediatik në thelb të të cilit qëndron një ekspozitë me 50 fotografi të monumenteve mylsimane, të krishtera e hebre në Ballkan, të realizuara nga pesë fotografë fitues çmimesh nga Athina, Beogradi, Prizreni, Shkupi e Tirana. Fotografitë shoqërohen me tekste të shkruara nga një skuadër historianësh me emër të të gjithë rajonit, një dokumentar, me programe edukativë, me eskursione historike e konkurs fotografish me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave e të rriturve.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.