Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 24 Korrik 2019

Tingujt orientalë veçuan interpretimin e harpistes Pancaroglu

06 Prill 2014 00:55

Harpistja turke Sirin Pancaroglu ka dëshmuar para publikut vendas epitetin e saj si njëra ndër harpistet më të talentuara në arenën ndërkombëtare, kur ka performuar të shtunën mbrëma në sallën “Dyar” të Swiss Diamond Hotel në mbrëmjën e shtatë të Festivalit ndërkombëtar për muzikantë të rinj DAM Festival.

Koncertin e saj të parë solistik në vend, Pancaroglu, e ka hapur me një vepër ku në të shquheshin tingujt orientalë të realizuar nga vetë ajo “Nikriz Saz Semai” kushtuar mikut të saj Ceren Necipoglu që nuk jeton më. E trajnuar në fushën e muzikës klasike, harpistja kryesore e Turqisë, Pancaroglu ka vazhduar këtë koncert duke akronuar meloditë e veprës muzikore për instrumentin e harpës “Les Barricades Misterieuses” të kompozitorit francez Francois Couperin.

E njohur për aftësitë e saja të jashtëzakonshme në muzikë klasike, Sirin Pancaroglu luante gishtat e saj në telat e harpës duke ekzekutuar edhe disa vepra të kompozitorëve Claude Debussy (Franë), Hasan Uçarsu (Turqi) dhe Benjamin Britten (Angli), ku për këtë performancë u duartrokit tejet gjatë nga të pranishmit.

Duke joshur audiencën e mbledhur në një numër të madh me performancën e saj në harpë, Sirin Pancaroglu këtij koncerti solisitik i ka dhënë fund me ekzekutimin e veprës “Buselik Saz Semai” kompozuar nga turku Bora Uymas dhe të “Danse Orientale” të kompozitori nga Gjorgjia Aram Khachaturian.

“Jam për herë të parë në Kosovë dhe kalova për mrekulli këtu sonte nën ritmin e duartrokitjeve të spektatorëve. Në këtë koncert kam sjellë vepra muzikore të cilat luhen në harpë. I kam përzgjedhur disa kompozitorë turq, francezë dhe anglezë. Më pëlqen ajo kur në koncertet e mija bëjë një lloj miksi të kompozitorëve botërorë. Të iu them të drejtën unë nuk e kam zgjedhur harpën por ky instrument më ka përzgjedhur mua”, ka thënë harpistja turke Sirin Pancaroglu, duke shtuar më tutje se ka në plan në të ardhmen të bashkëpunojë më muzikantët e rinj të vendit.

“Kam shumë dëshirë të jem prap e pranishme në DAM Festival. Shumë shpejt do ta sjelli një projekt muzikor nga Turqia për në Kosovë. Jam në bisedime edhe me drejtuesit e Filarmonisë së vendit për një performancë madhështore këtu në kryeqytet pse jo edhe në ndonjë qytet tjetër të Kosovës”, ka thënë ajo e cila në vitin 2007 në Turqi ka themeluar Shoqatën për Artin e Harpës.

Sirin Pancaroglu është e lindur në vitin 1968 në Ankara të Turqisë. Puna e saj për nxjerrjen në dritë të harpës historike turko-otomane të quajtur “çeng”, si dhe muzikën tradicionale dhe bashkëkohore turke, i kanë mundësuar të zë një vend të veçantë në historinë e interpretuesve në Turqi. Bashkëpunimet e rregullta me interpretues dhe kompozitorë me prejardhje të ndryshme kanë bërë që Pancaroglu të kalojë kufijtë midis stileve muzikore shpesh duke rezultuar në muzikë e cila hapë rrugë për gjini të reja muzikore. Pancaroglu është edhe shkrimtare, puna e së cilës për edukim dhe kulturën muzikore janë botuar në revista dhe gazeta të ndryshme ku shkrimet e saj që nga viti 2011 i kanë shërbyer bordit të Kongresit Botëror të Harpës./KultPlus.com

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.