Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 24 Korrik 2019

Turkish Jazz Week nis më 17 prill

E Hënë 14 Prill 2014 22:12

Edicioni i tretë i “Turkish Jazz Week”, do të nis më 17 dhe do të mbyllet më 19 prill, njofton Ambasada Turke në Kosovë.

Sipas këtij njoftimi, të gjitha mbrëmjet muzikore do të mbahen në teatrin “ODA”, me orar të njëjtë, me fillim në ora 20:00, për të vazhduar më pas edhe në Hamam Jazz Club.

Javën e muzikës jazz turke do ta rrumbullakojnë gjashtë koncerte, të ngërthyera më pas me shumë artistë që do të jenë pjesë e këtyre gjashtë mbrëmjeve.

Pos artistëve turq, në këto mbrëmje do të jenë të pranishëm edhe këngëtarë dhe muzicientë kosovarë, si: Rona Nishliu, Ilir Bajri, etj.
 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.