Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 24 Korrik 2019

Çezmën e restauron TIKA

E Mërkurë 16 Prill 2014 12:35

Më në fund çezma qindravjeçare në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë ka nisur të restaurohet. I vetmi simbol i çarshisë së vjetër të kryeqytetit kosovar në këtë pjesë, do të konservohet nga organizata qeveritare turke TIKA.

Për këtë punë, kjo organizatë që merret me restaurimin e trashëgimisë kulturore dhe madje goxha aktive në këtë fushë në territorin e Kosovës, ka marrë leje nga Ministria e Kulturës.

“TIKA e ka lejen e MKRS-së për ta implementuar projektin që jemi marrë vesh”, ka thënë Shkëlzen Dragaj, shef i kabinetit të ministrit të Kulturës, Memli Krasniqi. Ai shton se projekti do të financohet po ashtu nga TIKA. (Tribuna)

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.