Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Marte, 23 Korrik 2019

Java e Jazz-it turk nis sonte

E Enjte 17 Prill 2014 10:39

Festivali turk i muzikës jazz në Prishtinë rikthehet në edicionin e tretë të tij, edhe kësaj nën organizmin e Ambasadës turke në Kosovë. Festivali mbahet mes datave 17 dhe 19 prill, me koncerte në Teatrin Oda dhe në Hammam Jazz Club.

Këtë vit, në Turkish Jazz Festival do të vijë vokalisti i mirënjohur Yildiz Ibrahimova, i cili kompozon jazz në të gjitha gjuhët ballkanike. Ai së bashku me ansamblin e tij, krahas të cilëve do të performojë këngëtarja e suksesshme nga Kosova, Rona Nishliu në Teatrin Oda, do ta bëjnë hapjen e festivalit. Më vonë në po këtë mbrëmje por në Hammam Jazz, do të interpretojë bendi Muti’s suitcase.

Bateristi, Nesim Maxhuni, do të interpretojë krahas Berker’s Ensemble në natën e dytë të festivalit, e cila performancë do të përcillet nga grupi Good Brothers.

Mbrëmja e  19 prill do të pasurohet me interpretimin e artistit Ilir Bajri krahas grupit Old Thoughts, për t’u mbyllur kështu me grupin Blood Type të cilët do të mbajnë një Jam Session në klubin Hammam Jazz.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.