Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Shtunë, 21 Shtator 2019

Java e Jazz-it turk mahnit publikun

E Premte 18 Prill 2014 07:11

Është shumë e re në moshë, por këngëtarja Meriç Çalisan tashmë ka bërë përvojë me interpretimet e saja në skena të ndryshme të muzikës. Solistja dhe instrumentistët e ‘Beker’s Ensemble’, në bashkëpunim me Nesim Maxhunin, kanë bërë që publiku edhe në këtë mbrëmje të shijojë tingujt e muzikës xhaz.

“Isha shumë e entuziazmuar sepse nuk ka shumë që këndoj në këtë lloj të muzikës. Unë jam studente e vitit të parë”, ka thënë Çalisan, e cila ka kënduar në natën e dytë të ‘Turkish Jazz Week’, e shoqëruar nga instrumentistët Ahmet Berker, Mehmet Arslan, Gokhan Bilek, Sinasi Celayiroglu, Nejdi Simsek dhe Eren Akgon.

“Sonte kam kënduar e shoqëruar nga profesorë të mi që kanë eksperiencë të gjatë”, është shprehur ajo derisa ka thënë se është e mrekullueshme të interpretojë me ta.

“Ndodh shpesh të interpretojë me profesorë të mi, por sonte ishte ndryshme, sepse jemi në një shtet tjetër dhe këndova para një publiku të tjetër”, ka treguar solistja. Për të është hera e parë që është në Kosovë, por shpreson që do të kthehet sërish për kënduar në ndonjë tjetër koncert.

“Do të doja të vija prapë në Kosovë, ndoshta do të jem përsëri në ‘Turkish Jazz Week’ vitin që vjen. Më pëlqen audienca dhe dua të jem përsëri këtu”, është shprehur Meriç Çali?an.

Për instrumentistin nga Kosova, Nesim Maxhuni, është hera e parë që bashkëpunon me muzicientët nga Ankaraja edhe pse ka bashkëpunuar me shumë muzicientë nga Turqia.

“Koncerti ka qenë shumë interesant për dy arsye, e para nuk i kam njohur më parë artistët dhe e dyta është se të gjithë ishin profesorë dhe studentë të Konsevatoriumit të Ankarasë”, është shprehur Maxhuni. Ai ka thënë se gjithë kishin njohuri për xhazin kosovar, e siç thotë ai, kjo e ka bërë të dijë se dikush e di që jemi gjallë.

“Interpretimi dhe bashkëpunimi në skenë me atë ansambël më pëlqeu shumë, e pritën shumë mirë dhe më jepte një lloj ngrohtësie, që më bënte të ndihesha shumë rehat”, ka treguar ai.

?ina?i Celayiro?lu, është një tjetër instrumentist që ka luajtur këtë mbrëmje. Ai ka thënë se fillimisht nuk ishte aq entuziast, por më pas atmosfera filloi të ngrohet dhe publiku të bëhet më i gjallë, gjë që sipas tij, ka bërë që të shkojë mirë koncerti.

“Publiku ishte i mrekullueshëm, kur muzika filloi ndihesha shumë mirë”, është shprehur ai, për të cilin është hera e parë që është në Kosovë.

“Jo vetëm publikut që ishte këtu, por të gjithë njerëzit janë të dashur dhe të shoqërueshëm. Këtu ka shumë njerëz që flasin turqisht, ka thënë Celayiro?lu.

Mehmet Arslan, shprehet të jetë tejet i kënaqur me koncertin, për të shtuar se ka qenë në shumë vende, por si këtu nuk kishte të interesuar për muzikën xhaz.

“Kam pasur shumë koncerte më parë por këtu audienca është ndryshme nga vendet e tjera. Interesimi i audiencës është më i madh se në vendet e tjera. Jam shumë i lumtur që në Kosovë po mbahet një javë e xhaz muzikës turke”, ka thënë instrumentisti.

‘Beker’s Ensemble’ është grup i përbërë nga profesorë dhe studentë të Universitetit të Hacettepe në Ankara, në Departamentin e muzikës xhaz. /zeri/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.