Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Marte, 23 Korrik 2019

Interesim i madh për filmin turk në PriFest

E Mërkurë 30 Prill 2014 16:17“Crossroads”, është filmi turk, i cili u dha në edicionin e sivjetmë, të gjashtin me radhë të festivalit të filmit PriFest në kryeqytet. “Crossroads” sjell Bunjamimin dhe vëllaun e tij Yusufin, këta të dashuruar në të njëjtën vajzë. Zeliha, kjo dashuri fëmijërore vdes aksidentalisht në një lojë të shkaktuar nga dy vëllezërit.

Rolin e Benjaminit në film e luan aktori Nik Xhelilaj. Ky film është veç vazhdimësi e roleve që Xhelilaj po merr në Turqi.
                   
“Nuk di shumë turqisht, por është dashur të marr leksione gjuhe për të qenë pjesë e filmit. Jam takuar me drejtorin e kastingut dhe më pas jam përzgjedhë për rolin e Benjaminit. Është një rol i mirë me të cilin jam mishëruar dhe një skenar që më ka pëlqyer” tregon Xhelilaj. Ai po qëndron në Stamboll, ku ka marrë tanimë edhe role të tjera në seriale e filma turk.

Filmi është xhiruar në lokacione të ndryshme në Bosnje dhe në Turqi, ndërsa është prezantuar edhe në eventet përcjellëse në Festivalin e Filmit në Kanë.

“Filmi është një tjetër botë e artit, dhe më duket se jam adaptuar mirë sidomos në këtë film. E di që krejt rastësisht kam marrë ofertën por jam kënaqur, e natyrisht ka pasur edhe vështirësi. Ndonjëherë është një moment i vogël i cili të sjell rolin” pohon Xhelilaj.

Krahas Xhelilajt, në film luajnë aktorja kroate Kristina Krepela e njohur për rolet e saj në “La Femme Musketeer” dhe “The Hunting Party”, dhe aktori turk Turgay Aydin. Altin Portakal, Riza Akin dhe Faketa Salihbegovic janë pjesë po ashtu e kastës së aktorëve në “Crossroads”.


E për Xhelilajn ky nuk është roli i parë ndërkombëtar. Ai ka punuar për një kohë edhe në Londër, ndërsa ka luajtur edhe në “Qyteti i humbur” një realizim filmik turk. Ai kujton edhe Shooting Stars, projektin ku ai u zgjodh në mesin e dhjetë aktorëve të rinj më premtues në Evropë.

“Ishte ngjarje që për një aktor të ri mund të jetë edhe pika më e lartë e pikësynimeve” pohon Xhelilaj.

E regjisori, shkrimtar, tregon se ka në plan të nisë një projekt që mund të jetë koproduksion me Kosovën.

“Është një tregim mbi një shkrimtar i cili merr çmim për një nga veprat e tij por vendos të mos shkruajë më. Ngjarja zhvillohet në Anatoli ndërsa duhet të bisedoj edhe me për4faqësues nga Kosova sepse jam i interesuar që të bëjmë diçka bashkë” pohon regjisori.
“Crossroads” është në konkurrencën e filmave ballkanikë në PriFestin e sivjetmë. /KultPlus.com/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.