Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Marte, 23 Korrik 2019

Në Prizren po shënohet Karabashi

E Hënë 05 Maj 2014 20:06

Në qytetin e Prizrenit ka filluar shënimi i Shën Gjergjit që ndryshe qytetarët e Prizrenit i thonë "Karabash" (Kryezi) pranë tyrbes së Karabashit.

Dita e Shën Gjergjit festohet për t'a përjetuar ndaljen e dimrit dhe ardhjen e stinës së verës.

Fillon me 5 maj mvarësisht prej krahinës shqiptare vazhdon deri me 15 maj.
Karakterizohet me lojera të shumta, me fluks të madh të shqiptarëve në fusha të gjëra, pranë tyrbeve, apo ndonjë vendbanimi të lashtë.

Gjurmët shkojnë larg në lashtësinë ilire atëherë kur ata besonin në shumë përëndi. Ardhja e krishtërimit si duket nuk e shkuli nga rrënja këtë traditë të tyre dhe per t'i duruar (ndoshta edhe nga transmutacioni i feve, adoptimi i zakoneve të vjetra nën petkun e fesë së re) ia vunë emrin Shën Gjergj.

Me ardhjen e Perandorisë Osmane në trevat shqiptare filluan të ndërtohen tyrbe apo mauzole të ndryshme të cilat ndërtoheshin për evliat, hoxhallarët, shehleret apo dervishët e devotshëm. Shqiptarët për t'i qëndruar besnik traditës ìa përshtatën tani, edhe fesë islame këtë festë tradicionale. Festa në Kosovë psh. në Rrafsh të Dukagjinit organizohet pranë tyrbeve të shenjta, në prani të të cilave prehet apo theret qengji, duke kërkuar nga Zoti mirësi në këmbim të flijimit.

Mirëpo fakti se "ajo është festë e romëve dhe ashkalinjëve" nuk qëndron sepse ata janë pakicë në këtë vend dhe kanë ardhur gjatë mesjetës së zhvilluar perkatësisht gjatë shek. XIII-XV me çrast i përshtaten vendit dhe vendasve.

Në qytetin e Prizrenit psh. festohet me 5 maj që ndryshe qytetarët e Prizrenit i thonë "Karabash" (Kryezi) pranë tyrbes së Karabashit sepse aty në atë fushë gjenden vorrezat e vjetra të qytetit. 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.