Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Shtunë, 17 Gusht 2019

Muzeu i Kosovës organizon ekspozitë mobile në Prishtinë

E Shtunë 15 Gusht 2015 12:45

Muzeu i Kosovës ka filluar që nga 23 Korriku të mbaj  një ekspozitë mobile në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë. Kjo ekspozitë do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët deri me 1 shtator, të cilët do të kenë mundësinë të shohin për herë të parë eksponate nga koleksioni i Muzeut të Kosovës.

Mjetet e grumbulluara në këtë ekspozitë do të dhurohen për fëmijët ë fshatrave SOS në Kosovë.

Sipas këshilltarit të Muzeut të Kosovës Fatmir Hoxha në natën e parë të ekspozitës ka pasur një interesim të madh nga qytetarët dhe janë shitur 9 eksponate që kanë kapur vlerën prej 190 euro.  “Në natën e parë të ekspozitës kishte numër të madh të vizitorëve dhe ekspozita ishte e hapur deri pas mesnate” deklaroi Hoxha
Nga ana tjetër sipas koordinatores së ekspozitës, Alisa Gojani kjo ekspozitë është organizuar për të siguruar fonde për fshatrat SOS në Kosovë.  “Si qëllim ka ngritjen e kompontentës humanitare duke ofruar donacione për SOS fshatrat, dhe të gjitha mjetet që do mblidhen nga shitja e reproduktimit të Hyjneshës në fron” deklaroi Gojani.

Gjatë këtyre netëve të gjithë qytetarët do të kenë mundësi të blejnë këto eksponate të cilat janë të ekspozuara në  ekspozitën e quajtur Vitrina e Muzeut të Kosovës./Zeri/
 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.