Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Shtunë, 17 Gusht 2019

Artisti Gani Sunduri me medalje te artë nga Bullgaria

E Mërkurë 19 Gusht 2015 18:48

Artisti Gani Sunduri me medalje te artë nga Bullgaria dhe prezanton karikaturën Kosovar në Silivri të Turqisë.

Përgjatë datave 24-28 Korrik 2015 nën organizimin e shoqatës të strip artistëve “Xhennet comics” është mbajtur edicioni i 11'të i festivalit ndërkombëtar të stripit dhe karikaturës”Portrete për Diasporën 2015” në Prizren. Artisti Sunduri nga organizata e karikaturistëve bullgar ka marë medaljën e artë “Bijou” të njohur si rrethi artistik të karikaturistëve bullgar për kontributin e jashtëzakonshëm dhe zhvillimin e stripit dhe të karikatuës në ballkan dhe në botë. Përpos medales artisti merrë edhe dy mirënjohje të tjera artistike nga Bullgaria.

Më 07-09 Gushtë 2015 me ftesën e bërë nga shoqata e karikaturistëve “Don Chuichote” ( Don Kishoti ) me seli në Gjermani dhe në Turqi artisti Sunduri merrë pjesë në organizimin e festivalit të 1'rë ndërkombëtarë të karikaturës me temën “Imigrimi ilegal” ku në këtë festival morrën pjesë artistët nga 9 shtete si nga Ukraina, Bullgaria, Greqia, Belgjika, Hungaria, Irani, Rumania, Turqia dhe artisti Sunduri në emër të Karikaturës për Kosovë.

Në panelin e mbajtur nga organizatorët edhe artisti Sunduri prezanton punimin e tij dhe shpallos çështjen e imigrimit ilegal ku kjo temë ishte edhe si një çështje jo e vjetër për Kosovën dhe fatin e imigruesve ilegal kosovarë. Përpos temës imigrimi është biseduar edhe roli i karikaturës në ndikimin e parandalimit ilegal dhe vetëdijesimin si dhe brengosjen e politikanëve në botë për parandalimin ose ofrimin e mundësive për një jetë më të mirë për imigruesit. Tema më e prekur ishte edhe gjendja e karikaturës në botë dhe në ato vende prej nga vinin artistët e festivalit. Tema dhe çështja më e rëndë ishte që karikaturën në përgjithsi janë duke udhëhequr artistët e moshuar dhe birokratët duke mos lënë vend dhe mundësi për artistët e rinjë, për këtë karikatura në të ardhmën do mundet të ketë rënie drastike dhe mos interesim nga të rinjtë. Kjo temë nuk është shumë e panjohur edhe për artistët e karikaturës kosovarë ku nuk kanë asnjë prespektiv dhe mundësi të dhënë nga artistët e vjetër.

Artisti Sunduri përgjatë datave 03-06 gushtë në Gurrë të kuq të Rugovës së bashku me artistin Ersbjon Jorsater nga Suedia dhe artistin e ri nga maqedonia Dime Elenov dhe organizatën “Erra” organizuan work shop për udhëzimet e vizatimit të stripit dhe karikaturës për të rinjë, ku ky work shop do të ketë vazhdimin edhe në Pejë dhe Prizren./GazetaOra.com

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.