Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Shtunë, 17 Gusht 2019

Premiera e filmit horror turk të Kosovës zgjon interesim të madh

E Premte 21 Gusht 2015 12:54

Premiera e filmit horror turk të Kosovës “Silenter”, e realizuar nga kandidati për regji, Caner Rashtana ka zgjuar interesim të madh te publiku. Në sallën e mbushur të Shtëpisë së Kulturës në Prizren është dhënë premiera e këtij filmi, që njëherësh ka qenë edhe nxitje për krijuesit amatorë.

Rashtana i cili ka shkruar edhe skenarin e filmit, ka theksuar se gjatë krijimit të projektit është përballur me vështirësi dhe pengesa të shumta. Ai ka falenderuar prindërit e tij për mbështetje, kryetarin e degës së KDTP-së në Prizren, Sencar Karamuço, drejtorin e Financave në Komunën e Prizrenit, Ertan Simitçi dhe kolegët artistë.

Për guximin e treguar në këtë projekt, mirënjohje ka shprehur edhe ministri i Administratës Publike, Mahir Yağcılar, i cili ka theksuar se më këso realizime komuniteti turk në Kosovë e dëshmon praninë e vet. Ai ka premtuar mbështetje për projektet e tilla në të ardhmen.

Ndërsa kreu i TUMED-it, Cengiz Çesko ka thënë se nuk e ka ditur se ish-nxënësi i tij ka një talent të këtillë të fshehur, dhe ka uruar Rashtanën për suksesin e arritur, duke shtuar se komuniteti duhet të ndihet krenar me këtë projekt.

Pas përshëndetjes së aktorëve që kanë luajtur, është projektuar filmi 50 minutësh “Silenter”.

Në film, një grup i të burgosurve nga Alkatrazi sillen në Kosovë dhe ata arratisen, ndërkohë që në mal përballen me një vrasës. Filmi është xhiruar në Shtëpinë e malorëve për tri javë, derisa në të kanë luajtur 20 aktorë amatorë.

 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.