Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Marte, 20 Nëntor 2018

Teatri turk shënoi 80 vjetorin

E Hënë 07 Shtator 2015 13:51

Teatri turk në Prizren ka shënuar 80 vjetorin e veprimtarisë me një ceremoni të mbajtur në Shtëpinë e Kulturës.

Në kuadër të këtij manifestimi, teatri shtetëror i Konyas ka paraqitur shfaqjen "Mysafiri" më 4 dhe 5 shtator, derisa të dielën dashamirët e teatrit turk të Prizrenit kanë marrë pjesë në ceremoninë qendrore.

Me këtë rast me një minutë heshtje janë përkujtuar themeluesit dhe aktivistët e këtij teatri, ndërkohë që është theksuar se deri te ky përvjetor është ardhur me sakrifica të mëdha, prandaj dhe duhet kujdes më i madh për këtë institucion kulturor.

Ministri i MAP-it dhe kreu i KDTP-së, Mahir Yağcılar ka theksuar rëndësinë e këtij teatri për komunitetit turk të Kosovës dhe ka shtuar se duhet krijuar kushte për punën e gjeneratave të reja.

Ndërsa gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Altay Suroy, ka paraqitur historikun e këtij teatri, me ç'rast ka bërë të ditur se në vitin 1935 dr.Durmish Celina ka shkruar një vepër teatrore dhe kësisoj ka hedhur themelet e teatrit turk, derisa në vitin 1994 është themeluar shoqata e teatrit turk.

Shkrimtari, Iskender Muzbeg ka pohuar se shënimi i 80 vjetorit është një arritje jo vetëm për Kosovën por edhe për kulturën turke në përgjithësi, ngase sipas tij në këtë mënyrë është kontribuar në ruajtjen e identitetit. Po ashtu ka bërë të ditur se ky teatër ka luajtur rol të rëndësishëm në marrëdhëniet me qytetet tjera në Maqedoni, Turqi, etj. 
 
Shkrimtari Raif Vırmiça ka nënvizuar se teatri turk ka qenë një çerdhe kulturore  ku janë kultivuar vlera të mirëfillta. Ai ka përkujtuar se përkundër kushteve të vështira, ky teatër me veprimtarinë e vet i ka tejkaluar të gjitha parashikimet.

Ndërkaq miku i këtij teatri nga Izmiri, Kemal Baysak, ka përkujtuar se pas shënimit të 60 dhe 72 vjetorit, po merr pjesë edhe në përvjetorin e 80-të.

Ndërsa konsullja turke Selcen Evcit, e ka përshkruar si të jashtëzakonshme ekzistencën e teatrit turk në Prizren për 8 dekada.
 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.