Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Marte, 20 Nëntor 2018

Restaurohet Xhamia e Çarshisë

E Marte 28 Qershor 2011 15:40

Kryeimami i BIK-ut, Sabri Bajgora ka pohuar për Kosovahaber se restaurimi realizohet me mbështetjen e komunës së Prishtinës, në kuadër të fondit që ajo ndan për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Bajgora, ka shprehur bindjen se pas resturimit xhamia do ta merr pamjen e dikurshme dhe se marrëveshja mes EMMH-së dhe TIKA-së do të mundësoj financimin e përbashkët të restaurimit deri më vitin 2012.

Sipas tij, punimet fillestare synojnë largimin e fasadës nga vitet e 70'ta dhe nxjerrjen e mureve me gurë në pah, pasi që e tërë xhamia është punuar me gurë dhe si pasoj është njohur edhe me emrin Xhamia e Gurit.

Në bazë të marrëveshjes mes BIK-ut, komunës dhe EMMH-së pritet që të renovohet edhe pjesa e brendshme dhe të ndërtohen tri kupola në hyrje të xhamisë.

Bajgora ka pohuar se mungesa e mjeteve materiale ka qenë pengesë në renovimin e pjesës së brendshme, mirëpo ka shprehur besimin se me mbështetjen e TIKA-s, por edhe me investimet e BIK-ut ky projekt do të realizohet. 

Ai ka theksuar se me TIKA-n është duke u diskutuar kjo çështje dhe se pritet që si në rastet tjera, kjo organizatë të mbështes restaurimin e kësaj xhamie.

Sipas planifikimit kostoja e këtij projekti kap shifrën prej gjysmë milionë euro.

Xhamia e Çarshisë ka nisur të ndërtohet pas Betejës së Kosovës, 1389 dhe është kompletuar më 1440.
 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.