Interesim i madh për koncertin humanitar dedikuar Van-it
E Enjte 03 Nëntor 2011 11:08Me qëllim të ofrimit të ndihmës për viktimat e tërmetit në Van të Turqisë, në Prizren është organizuar një koncert humanitar, ku interesim të madh kanë shprehur qytetarët dhe ushtarët e kontigjentit turk të KFOR-it.
Në koncert kanë qenë të pranishëm përfaqësues politik e publik të komunitetit turk. Të pranishmit kanë pas rastin që të ndjekin paraqitjen e këngëtarëve: Mikuş Jılta, Reyhan Kantarcı dhe Nevzat Şundo.
Ky koncert është organizuar me nisëm e deputetit Enis Kervan dhe afaristit Muzaffer Sezgin, dhe me angazhimin e shoqatës së grave Balkanların Ay Işığı.
Në saje të biletave të shitura dhe kontributeve janë grumbulluar pesë mijë euro të cilat do mjete do ti dorëzohen ambasadës turke në Prishtinë.
Udhëheqësi i trupave turke në Kosovë, Ahmet Çelik, ka theksuar se përkujtimi i viktimave të Vanit është një mbështetje e fuqishme. Ai ka përkujtuar se gjatë viteve 2001-2003 ka shërbyer në atë rajon dhe duke shprehur pikëllimin për humbjet ka bërë të ditur se nga Prizreni dërgohen mesazhe ngushëllimi.
Koncerti është organizuar nën moton "I tërë Prizreni dorë për dore" dhe të gjithë qytetarët kanë qenë të ftuar që të kontribuojnë në këtë aksion humanitar.
Komento
Rregullat për komente
- Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
- Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
- Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
- Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.










